Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK BARCELONA/ Koeman merr vendim mbi Coutinho!

Si do të jetë Barcelona e re? Mundo Deportivo, gazeta e famshme spanjolle dhe pranë ambjentit katalanas merr në konsideratë atë që do të jetë skuadra e re Ronald Koeman, i cili menjëherë ka nisur nga spastrimet duke i treguar derën senatorëve dhe lojtarëve “të padobishëm” për projektin e tij taktik.

Mbrojtja për të rregulluar, përveç portës ku skuadra është e mbuluar mirë me Ter Stegen dhe Neto. Nevoja për një qendror për të zëvendësuar  Umtiti dhe një alternative për Semedo në korsinë e djathtë.

Mesfusha që nuk do të mbështetet më te Vidal dhe Rakitic, mbetet për t’u vlerësuar edhe në pozicionet e Busquets dhe Sergi Roberto. Lajmi i ditës është se Coutinho – i rigjeneruar nga Bayern Munich – shkon drejt qëndrimit. Do të bashkohet me grupin së shpejti dhe Miralem Pjanic sapo të kalojë periudhën e izolimit pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Në sulm, ëndrra vazhdon të mbetet Lautaro Martinez dhe kontaktet me Interin mund të rinisin, ndërsa Luis Suarezit i është treguar dera tashmë.

Related posts

PËRBALLJA NDAJ DINAMOS/ Trajneri Ndreu: E nisim me fitore, ekipi im di të sakrifikojë

Delo.autor

E DONTE BAJERNI I MYNIHUT/ Ajaksi kërkon shifrën stratosferike për sulmuesin 22-vjeçar

F.autor

Formacionet zyrtare: Kolumbi – Angli. Ja befasia, mungon lojtari më i mirë… (FOTO) 

Isa.Autor

Leave a Comment