Champions League Futboll Sport

NDESHJA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Shef kuzhine dhe qese me akuj, serbët një “mal” me kërkesa në Tiranë

Ngjarja e Beogradit në vitin 2014 ësh të tmerri i serbëve në çdo kohë. Ngritja e dronit në stadiumin e Partizanit të Beogradit, teksa në fushë ishte Kombëtarja shqiptare dhe në ajër u valëvit një flamur me heronjtë e shqiptarisë së madhe, shkakton çdo herë të dridhura për ata që shkaktuan plagë të thella luftë në popullin shqiptar në Kosovë.
118215905_10158869006694884_8467071959110462867_o
E për të shmangur çdo plan të ngjashëm, që në këtë rast do të bënte veçse dëm të madh për Tiranën, klubi kryeqytetas i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të marrë masa për parandalimin e çdo droni që mund të ngrihet në qiellin mbi stadiumin ‘Arena Kombëtare”. Vetë policia, me anë të njoftimit zyrtar të masave, ka bërë thirrje për mosgrumbullime dhe që askush të mos afrohet pranë stadiumit, me përjashtim të njerëzve të akredituar.

SERBËT NË TIRANË
* Regjimi është një nga gjërat më të rëndësishme për futbollistët e duke e ditur këtë, stafi i Crvena Zvezdës ka ardhur në vendin tonë me një delegacion shoqërues prej 50 vetash. Mes tyre, klubi ka sjellë me vete edhe një shef kuzhine. Ai ka qenë personi përgjegjës për çdo ushqim që u serviret lojtarëve dhe stafit të ekipit nga stafi i hotelit në qendër të Tiranës. Serbët nuk kanë dashur që t’i lënë rastësisë asgjë dhe e kanë përgatitur udhëtimin deri në detaje.
118306997_10158869006734884_7456132395241280495_o

* E teksa kanë mbërritur në tokën shqiptare me një avion të “Air Serbia”, Crvena Zvezda nuk ka pasur asnjë privilegj protokollar në aeroport, siç edhe patën kërkuar që të futen nga hyrja VIP. Si udhëtarë të thjeshtë, delegacioni serb i është nënshtruar matjes së temperaturës.

* Në mesditë, ekipi serb ka mbërritur në Tiranë. Crvena Zvezda është vendosur në hotel “Plaza” në qendër të kryeqytetit. Skuadra ka qëndruar vetëm në hotel.

CRVENA

* Teksa kërkesa për kalimin në zonën VIP i është refuzuar, skuadra serbe ka bërë të tjera kërkesa specifike. Ka kërkuar nga Tirana 40 topa për seancën stërvitore të djeshme që është kryer në stadiumin “Air Albania”. Jo vetëm kaq, por stafi ka kërkuar rreth 20 qese me akuj. Për të gjithë qëndrimin në vendin tonë, ekipi serb ka kërkuar edhe 60 litra me ujë, të cilët janë përdorur në stërvitjen e fundit zyrtare si dhe do të përdoren gjatë ndeshjes.
Stankoviç
* Interi është skuadër me një komunitet të madh tifozësh në vend dhe prania e Stankoviç në kafenetë e hollit të hotelit, ka zgjuar kureshtjen e shumë tifozëve që kanë kërkuar foto me të. Ish-mesfushori zikaltër ka qenë gjithnjë i gatshëm për të pozuar me tifozët, apo edhe për të dhënë autograf mbi fanellat zikaltër të ish-ekipit të tij, Interit.

* Konferenca dhe stërvitja. Teksa përpara mediave, Stankoviç ishte i prerë edhe pse nuk e largoi buzëqeshjen nga mimika e tij, u tregua fjalëpakë dhe shpesh diskret përballë pyetjeve të mediave, duke zgjedhur të flasë vetëm për gjëra specifike që kanë të bëjnë me ndeshjen. Ama, ai pranoi që nuk ka parë asnjë provokim në vendin tonë… Shenjë qytetarie.
Foto-Stankovic-qytetar

* Sapo skuadra serbe zbret në fushë, trajneri Stankoviç zgjedh të dhurojë autografe për fanellën e Interit. Jo vetëm kaq, por trajneri i Crvena Zvezdës duket i afërt me stafin e tij dhe teksa lojtarët nisin nxehjen, ai tregon merak për topat dhe kontrollon shpesh fryrjen e tyre.

* Ish-mesfushori i Interit, i ndal fare pak në mesfushë lojtarët e tij dhe ata nisin menjëherë nxehjen. Në 15 minutat e lejimit të mediave në stadium, Stankoviç ka kaluar kohën duke bërë xhonglime me ndihmësit e tij dhe pasime në distancë. Saktësia? Kishte rënë disi nga “Dejani i kohëve të arta”.
Crvena

* Menjëherë sapo skuadra grumbullohet në mesfushë, ndizen dritat në impiant. Sapo lojtarët fillojnë nxehjen me pasime mes tyre, trajneri kërkon nga punonjësit që të hapet sistemi i vaditjes së fushës. Fillimisht, punëtorët nuk e pranojnë këtë si urdhër, pasi u duket si provokim dhe si ofendim për ekipin që ishte në fushë, por më pas një anëtar i stafit të Crvenës konfirmon lajmin dhe fusha nis spërkatjen me ujë.

Related posts

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË/ Rafael Varan paralajmëron “kuqezinjtë”: Mendojmë të trondisim lojën dhe…

Delo.autor

DHUROI ASIST SPEKTAKOLAR NË FITOREN NDAJ LAZOS/ Shikoni vlerësimin e mediave italiane për mbrojtësin Hysaj…

Delo.autor

KLUBI ITALIAN REFUZOI “KUQEZINJTË”/ Drejtori sportiv: Lojtari ynë vlen më shumë se oferta e Milan

Delo.autor

Leave a Comment