Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK BARCELONA/ Koeman nuk ndalet, i tregon vendin Piqué dhe Busquets

Ronald Koeman nuk harxhon shumë kohë dhe vazhdon të flasë me skuadrën e tij, duke përcjellë qëllimet e tij te secili lojtar. Dje, trajneri holandez e telefonoi Luis Suárez për t’i thënë se nuk është në planet e tij; as Rakitic, Arturo Vidal, Umtiti dhe Junior. Në orët e fundit, Koeman ka zhvilluar një bisedë me Piqué dhe Busquets. Për qendërmbrojtësin, trajneri ka thënë se është akoma i paprekshëm, ndërsa Sergio do ta humbasë këtë privilegj për shkak të konkurrencës, gjithashtu prej ndryshimeve të planifikuara në sistemin e lojës.

Piqué ishte i pari që i vuri fytyrën e tij humbjes turpëruese 8-2 kundër Bayern Munich në Champions: “Unë jam gati të largohem, nëse klubi e konsideron këtë si gjënë e duhur”. Sapo u konfirmua nënshkrimi i Koeman, qendërmbrojtësi ishte informuar tashmë se synimet e trajnerit të ri ishin që ai të qëndronte 100 për qind. Ishte një mesazh besimi, por gjithsesi disi i ftohtë nga mosbisedimi direkt me Koeman. Kjo bisedë ka ndodhur në orët e fundit. Në të, hollandezi i ka thënë se udhëheqja e tij do të vazhdojnë të jetë e rëndësishme në mbrojtje.

Shumë ndryshe është rasti i Busquets, me të cilin ka folur Koeman. Mesfushori ka një vend në skuadër, por pa statusin e titullarit të padiskutueshëm. Sergio i është thënë se janë disa faktorë, që mund ta kushtëzojnë hapësirën e tij: i pari, rritja e konkurrencës dhe qëllimi për t’u dhënë të rinjve më shumë besim, një herë e përgjithmonë. Ardhja e Pjanic luan një rol të rëndësishëm në uljen e tij në stol, si dhe fakti që Koeman dëshiron të prezantojë ndryshime taktike; të rreshtojë Frenkie de Jong në pozicionin kryesor të mesfushës. Në modulin 4-2-3-1, Pjanic dhe De Jong janë favoritët për të marrë komandën e mesfushës.

Përballë një skenari të tillë, Barça e di plotësisht mirë se Busquets mund të jetë akoma shumë i dobishëm. Sezoni futbollistik është shumë i gjatë, klubi është i sigurt se lojtari do të dëshirojë të luftojë për një vend në formacion dhe treguar se mosha është vetëm një numër. Barça supozon se mesfushori dëshiron të vlerësojë rolin e tij të ri. Nëse planet e Sergio do të shkonin në një drejtim tjetër, klubi do të ulet dhe do të bisedojë me të për të gjetur një zgjidhje. Sergio ka kaluar një jetë në “shtëpinë katalanase” dhe ka fituar të drejtën për të vendosur.

Related posts

NË KËRKIM PËR ZËVENDËSUESIN E HANDANOVIC/ Inter kërkon portierin e Juventus, “Zikaltërit” ofrojnë në këmbim…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Watford-Arsenal. Rezultati 0-1

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Messi i dhuron fitoren Argjentinës me tripletë dhe kalon rekordin e Pele. Triumfon Brazili

Delo.autor

Leave a Comment