Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ DINAMO TBILIS/ Torasa: Jemi në formë, e pamundur të ndalemi

Agustin Torasa u afrua me shumë bujë te Tirana në merkaton e verës së shkuar dhe për hir të së vërtetës ka rezultuar një goditje e shkëlqyer e bardhebluve, pasi ka rezultuar deciziv për skuadrën në sezonin e titullit. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, argjentinasi thotë se për Dinamon do të jetë e vështirë të mundë Tiranën.

Torasa ka besim që do të jenë bardheblutë ata që do të kalojnë në turin tjetër. Agustin, të mërkurën luani në Champions kundër Dinamos së Tbilisit.

Si e parashikoni këtë takim?

Jemi në një situatë ku çdo lojtar në Superiore do të dëshironte të ishte. Them që luajmë në Champions. Luftojmë gjatë gjithë vitit për të luajtur këtë ndeshje. Mendojmë vetëm për këtë takim. Shpresojmë dhe besojmë që do të marrin një rezultat të mirë të mërkurën në Gjeorgji.

Keni njohuri për kundërshtarin dhe sa janë të aftë në fushën e lojës?

Kemi parë disa ndeshje të tyre. Ata kanë një skuadër të mirë. Dimë stilin e tyre të lojës. Paçka se sa janë të fortë, unë kam besim te vetja jonë. Nëse ne luajmë ndeshje të mëdha siç kemi bërë gjatë pjesës më të madhe të kampionatit, mund ta fitojmë pa  problem ndeshjen e Champions-it dhe të kualifikohemi.

Fakti që luani një ndeshje dhe në fushën e kundërshtarit është problem për Tiranën dhe kualifikimin?

Gjithmonë më mirë për të gjithë është që të luash në shtëpi. Për ne më mirë do të ishte sikur të luanim në fushën tonë. Në kushtet që do të luajmë, ata kanë pak më shumë se ne avantazhin e fushës, ndonëse pa tifozë.

Ne nga ana jonë do të bëjmë gjëra të mëdha. Nuk do të jetë e lehtë për ata që të përballen dhe të mundin Tiranën. Ashtu siç e thashë më lart. Kam shumë besim te kjo skuadër. Shpresojmë që të jemi në një ditë të mirë dhe të kthehemi në Shqipëri me rezultat pozitiv.

Ju mesfushorët keni shënuar goxha këtë sezon, ndërsa në Gjeorgji shkoni me Muçin, Avdijajn dhe Halilin si qendërsulmues?

Në skuadër nuk ka vetëm sulmues. Kemi lojtarë që shënojnë goxha, si Kale, Batha, Kobina, unë. Jemi një skuadër ku çdokush mund të shënojë gol. Nuk varemi nga sulmuesit, por loja e grupit. Është e vërtetë që janë larguar disa lojtarë. Ama ata që kanë qëndruar, kanë një meritë që janë këtu dhe mund të zëvendësojnë çdo lojtar që është larguar.

Related posts

BABA PËR HERË TË PARË/ Marash Kumbulla zbulon emrin e fëmijës

F.autor

Marchisio: Nuk do të luaj me fanellë tjetër veç Juventusit

Q.Autor

LIVE/ Laçi-Tirana, 2 minuta pas penalltisë së humbur. Greca shënon për bardheblutë

Delo.autor

Leave a Comment