Futboll Sport

NJË TURK DHE 2 ISH TË LUFTËTARIT/ Kastrioti lëviz në merkato. Zbulohen 3 goditjet e para

Kastrioti ka zbritur dje në fushë për nisjen e përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Tiranën. Barazimi me Skënderbeun është analizuar për rreth 45 minuta, ndërsa pas analizës ka vijuar stërvitja normale.

Këtë radhë vetëm Shkalla ka ndier shqetësime të vogla pas ndeshjes, por sot edhe ai do të bashkohet me pjesën tjetër të grupit. Edhe lojtarët e tjerë: Bardhi, Okebugu dhe Rezi, kanë vijuar dje stërvitjen, ndonëse kanë qenë të diferencuar.

Krutanët kanë vuajtur shumë mungesat në këto dy ndeshjet e fundit, çka ka detyruar që drejtuesit të mendojnë seriozisht për të përforcuar skuadrën. Mesfusha është reparti që kërkon dy përforcime, një në qendër dhe një në krah. Aktualisht krutanët kanë pranuar negociatat me Asion Dajën, por ende nuk ka asgjë konkrete. Gjithashtu, kërkohet edhe një mesfushor krahu dhe një qendërmbrojtës, që krutanët të jenë të kompletuar, por kjo periudhë është mjaft e vështirë.

LËVIZJET E FUNDIT

Krutanët kanë pasur lëvizje të disa lojtarëve së fundmi, kësisoj, portieri Bruno Puja prej ditës së djeshme ka marrë lejen e kalimit dhe është transferuar tek Egnatia në Kategorinë e Parë. Puja largohet nga krutanët pas dy sezonesh e gjysmë.

Pas largimit të portierit, krutanët nuk kanë qëndruar duarkryq dhe menjëherë kanë gjetur pasuesin e tij dhe që prej ditës së djeshme në stërvitje është bashkuar me skuadrën portieri Arlis Shala. Gardiani durrsak sezonin e shkuar ishte pjesë e Luftëtarit në Kategorinë Superiore, ndërsa pjesën e parë të këtij sezoni luajti në Superligën e Kosovës me Llapin.

Tashmë, Kastrioti do të ketë sërish dy portierë: Hidin dhe Shalën. Letrat për t’u larguar nga Kastrioti i ka kërkuar së fundmi edhe mesfushori Arbër Basha, i cili synon një ekip ku të ketë më tepër hapësira. Sa u përket afrimeve, “Panorama Sport” mëson se Joan Çela me shumë gjasë do të jetë përforcimi i radhës për Kastriotin.

Sulmuesi anësor i cili ka luajtur më parë me ekipe si Partizani, Luftëtari dhe së fundmi Skënderbeun, që prej ditës së djeshme i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe nga krutanët ende nuk ka asnjë detaj mbi lojtarin në fjalë.

Krahas Çelës, në stërvitje është shfaqur edhe një lojtar turk, pikërisht Atakan Çavus. Bëhet fjalë për një mesfushor të ardhur në provë, i cili pasi të shikohet nga stafi teknik, do të vendoset për të. Ai është 21 vjeç e vjen pas eksperiencave në ligat inferiore turke.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Skënderbeu në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Gafa amatoreske e portierit, shmang goditjen e këndit dhe shkakton penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Nuk pritej, Juventusi përcakton çmimin e Dybalas

Q.Autor

Leave a Comment