Futboll La Liga Sport

“SHPËRTHEN” NDAJ DREJTUESVE TË BARCELONËS/ Ish-futbollisti Stoichkov: Po njollosin një mit, janë të pafytyrë!

Hristo Stoichkov ka qenë shumë kritik ndaj udhëheqjes aktuale të Barçës. Ish-futbollisti, duke folur për median meksikane TUDN, ka shpërthyer ndaj sjellje së klubit katanas dhe mbron atë që e konsideron legjendë të gjallë të Barcelonës, Leo Messin.

Çështja Messi – “Ne jemi duke fshirë një mit. Po e trajtojmë si gomar lojtarin më të madh në historinë e Barcelonës. Ne po e njollosim emrin e tij, karizmën e tij. Unë jam anëtar, kjo është arsyeja pse them se po e njollosim atë”.

Trajtimi i legjendave – “Unë nuk e di pse lojtarët që kanë bërë histori në Barcelonë, gjithmonë dalin (largohen) nga dera e pasme. Ndoshta drejtuesit mendojnë se jemi në rrugë të drejtë dhe duam t’u vjedhim presidencën, ose diçka të tillë, nuk e di vërtet se çfarë ndodh me ta”.

Kritika ndaj kubit – “Kjo presidencë ka prishur gjithçka, duket se dëshiron t’i kthejë tifozët kundër lojtarëve. Unë fitova katër tituj të La Liga-s radhazi, të parën Kupë Europiane (sot, Champions) të klubit dhe nuk kam asnjë mënyrë për t’ua shlyer mbështetjen tifozëve. Sidoqoftë, kjo presidencë nuk ka fytyrë, paguan gazetarët t’i hedhin benzinë zjarrit. Është vërtet e trishtueshme”.

Related posts

A DO TË VAZHDOJË ME PORTUGALINË? Ronaldo jep këtë përgjigje pas triumfit në Ligën e Kombeve

Delo.autor

“NUK U MJAFTOI FUSHA”/ Ja si nisi sherri masiv mes N’goo dhe stafit të Laçit (VIDEO)

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Atletico nis negociatat me Barcelonën për super operacionin…

Delo.autor

Leave a Comment