Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool mposht Atletico Madrid dhe kualifikohet në fazën tjetër

Liverpooli ka arritur ta mposht Atletico Madridin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje që u prit të jetë e fortë, doli të jetë rutinë për Liverpoolin, që fitoren pothuajse e siguroi në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi në minutën e 13-të, kur Diogo Jota gjeti rrjetën pas asistimit të Trent Alexander-Arnold për 1-0.

Në minutën e 21-të, Liverpooli gjeti sërish rrjetën. Ishte Sadio Mane që shënoi për 2-0.

Atletico mbeti me 10 lojtarë kur Felipe u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje në mesin e fushës.

Mo Salah dhe Jota kishin raste të mira për ta mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por nuk ishin të saktë.

Në pjesën e dytë Jurgen Klopp menaxhoi mirë ndeshje, duke mos e rrezikuar fitoren.

Jota shënoi gol në minutën e 48-të, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Liverpooli kishte edhe dy raste tjera, por goditjet e Joel Matip dhe Jota nuk u ndalën në rrjetë.

Luis Suarez arriti të shënojë në rikthimin e tij në ‘Anfield’, por goli u anulua nga VAR.

Deri në fund nuk kishte rast tjera dhe Liverpooli me këtë fitore arrin të kalojë në fazën tjetër, pasi ka tubuar 12 pikë, duke lënë pas Porton me 5 pikë dhe Atletico Madridin me 4 pikë.

Related posts

STËRVITJE SPECIALE E MEMËS/ Egbo improvizon skemat e Shehit. Ja si pritet të luajë Tirana ndaj Skënderbeut

Isa.Autor

SEVILLA-REAL MADRID/ Zidane do të startojë me treshen sulmuese “BBH” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PSG-MONTPELLIER/ Pas 14 minutash lojë, Gueye ndëshkon për “Parisienët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment