Futboll Kategoria Superiore Sport

“SKËNDËRBEUN MUND TA BËJË ÇDO EKIP SHQIPTAR”/ Receta e Shkëmbit: Ja si Tirana shkon në grupe

Bledi Shkëmbi men don se Tirana i ka mundësitë të përsërisë Skënderbeun. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-lojtari i Kombëtares, kapiteni i Skënderbeut dhe shumë klubeve në Shqipëri, pranon se për të përsëritur vitet e arta të korçarëve të gjitha klubeve shqiptare u duhet punë. Shkëmbi flet për gjithçka, edhe për skuadrën korçare që është në një moment të vështirë.

E keni ndjekur Tiranën në Champions League? Mund të në na jepni një opinion për dy sfidat?

Të them të vërtetën, kam parë dy ndeshje shumë të ndryshme. Takimi i parë ishte për mua jo i luajtur mirë. Ose më saktë, i luajtur mirë vetëm në fazën mbrojtëse, duke lënë shumë për të dëshiruar në fazën sulmuese. Pikërisht në armën më të fortë që ajo ka si skuadër dhe që e ka shprehur shumë mirë gjatë gjithë kampionatit. Dhe një ndeshje e dytë e luajtur mirë, por duke shpërdoruar shumë raste për gol. Shkurt, një ndeshje e parë e fituar me pak fat dhe një ndeshje e dytë e humbur duke mos pasur fatin me vete.

Cili është ndryshimi mes një Tirane që kërkon të bëjë gjëra të mëdha në Europë dhe Skënderbeut tuaj?

Nuk duhet të harrojmë që Skënderbeu ia doli vetëm pas katër vitesh dhe nuk u kualifikua menjëherë. Ne ishim afër që vitin e dytë, por duke e krahasuar me Tiranën, kjo e fundit i ka mundësitë që të bëjë atë që bëri Skënderbeu. Pra, të ruajë grupin dhe vit pas viti të afrojë lojtarë të tjerë në ekip, duke forcuar grupin.

Tirana, me sa e kam parë, është duke e bërë një gjë të tillë. Patjetër është edhe fati te shortet, pra çfarë skuadre do të bjerë si kundërshtar. Por e thashë, Tirana i ka mundësitë që të shkojë në grupe, por duhet të besojë më shumë. Ky është edhe ndryshimi i dy skuadrave. Skënderbeu në anën e vet besonte dhe rrezikonte pak më shumë. Tirana në këtë ndeshje me serbët e Crvenës, nëse do të kishte besuar dhe rrezikuar më shumë, do ta kishte kaluar kundërshtarin dhe do të ishte kualifikuar.

Pse thoni kështu?

Them kështu, sepse kundërshtari, veç emrit, nuk kishte asgjë tjetër dhe këtë e tregoi në fushën e lojës.

Mos ndoshta është kthyer në diçka të frikshme kualifikimi në grupet e Europa League?

Në realitet është më e thjeshtë? Skënderbeu në fillim kishte çështje besimi. Në momentin që besuam më shumë, e shikonim veten më të kompletuar. E shihnim që nuk kishte ndonjë diferencë të madhe në fushë. Njëlloj si tani me Tiranën dhe Crvenën. Në fushë nuk merrej vesh cila ishte Crvena dhe cila Tirana, flas nga emrat. Ekipet shqiptare duhet të besojnë që ne e arrijmë fazën e grupeve. Nuk ka diferenca të mëdha.

Aq më tepër, viti me tek ndeshje për ekipet e vogla është një shans i artë. Një ekip i mirë apo shumë i mirë në ndeshjen e parë e ka luksin të gabojë, sepse rikuperon ndeshjen e dytë dhe kualifikohet. Shikoni Crvenën, gjatë 90 minutave ishin nervozë dhe nuk arritën të jepnin atë që dinin të bënin. Të mos harrojmë se vjet kanë luajtur në grupe dhe nuk është pak.

Për arritjet brenda një dekade, Skënderbeun tuaj mund ta kalojë skuadër tjetër në Shqipëri?

Atë që bëri Skënderbeu, mund ta bëjë çdo skuadër, por gjithmonë nëse sillet si Skënderbeu në shumë drejtime. Tirana ka mundësi të bëjë të njëjtin cikël, por duke duruar dhe u përforcuar. Ama durimi është i pari, sepse në Shqipëri një vit nuk ke sukses, pas dy javësh shpërbëhet ekipi dhe për dy javë bëhet ekipi i ri dhe rifillon nga zeroja. Tirana po bën hapat e duhur.

Related posts

E PABESUESHME/ Kundërsulmi “vrastar” ndaj Gjermanisë, ja me sa km/h vrapoi Ronaldo (VIDEO)

Delo.autor

MBAPPE FUT NË SHERR PSG-NË DHE REALIN/ Leonardo akuza të forta, largimi i francezit sjell efekt domino

Delo.autor

INTER-BORUSSIA DORTMUND/ “Demi” Martinez zhbllokon sfidën me VAR (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment