Basketball Sport

Shima: Titulli më i vështirë, kaluam edhe pengesat kundër (VIDEO)

Tirana fitoi titullin e 20-të kampion në basketboll për meshkuj, një trofe i merituar për bardheblutë, që e dominuan kampionatin nga java e parë deri tek e fundit. Një sezon i gjatë për kryeqytetasit, që nuk luajtën vetëm në kampionat por edhe në Ligën Ballkanike, duke u përpjekur të tregojnë vlerat e tyre edhe në arenën ndërkombëtare.

Ky fundsezon nuk ishte aspak i lehtë për Tiranën, që pasi humbi Superkupën (u mund nga Teuta), vuajti shumë ndaj durrsakëve edhe në finalet e play off-it. Gerti Shima, një nga protagonistët e Tiranës, në një prononcim në faqen e tij zyrtare në “Instagram” shprehet se ky ishte titulli më i vështirë.

Related posts

SHQIPËRI-BJELLORUSI/ I papërmbajtshëm, Cikalleshi dyfishon shifrat për “kuqezinjtë” nga… (VIDEO)

Delo.autor

ZGJAT PAK FESTA E BARCELONËS/ Pas një kundërsulmi të shpejtë, Moreno rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

I MORI JETËN këmbësorit në një aksident, Gjykata jep VENDIMIN QESHARAK për futbollistin

Isa.Autor

Leave a Comment