Futboll Seria A Sport

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Juventus ka vendosur, merret vendimi për trajnerin Sarri

Maurizio Sarri është një hap larg nga shkarkimi, çka do të bëhet fakt brenda ditës. Vetëm zyrtarizimi mungon. Kështu shkruan së fundi prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport”. Me pak fjalë, Andrea Agnelli e ka marrë vendimin e tij përfundimtar më shpejt se sa pritej. Shenjat e muajve të fundit janë ndoshta shumë të forta për ta hedhur këtë hap, me një ekip larg planeve dhe pritshmërive të klubit, me rezultateve pothuajse asnjëherë në raport me investimet.

Pyetjet tani padyshim kanë të bëjnë me të ardhmen. Simone Inzaghi është emri i parë në listë, zgjidhja më e mundshme. Sigurisht, drejtuesit bardhezinj kanë nevojë të gjejnë një marrëveshje me Lotito dhe Lazio, për ta liruar trajnerin në fjalë, t’i lejojnë atij të prishë kontratën aktuale. Alternativat janë edhe më të shtrenjta. Nga Zidane, i cili është i lidhur me Real Madridin, te Pochettino, i cili kërkon një kontratë me vlerë 10-12 milionë euro (neto) në sezon.

Ndërkohë, fansat në internet kanë ide mjaft të qarta mbi këtë temë. Në sondazhin e “Gazzetta.it”, ​​referuar opsioneve të klikuara, dy të tretat votuan për shkarkimin e Sarrit. Vetëm 30-33% e tyre shprehën mendimin për konfirmim. Në një votim tjetër, “plebishiti” për Zidane si pasardhësi ideal i Sarrit u konfirmua, me 60% të votave, shumë më tepër se Allegri, i dyti nostalgjik, dhe Simone Inzaghi.

Related posts

“ISHTE NJË NATË SPECIALE”/ Trajneri Conte: Tani mund të ëndërrojmë për titullin!

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një SUPER ASIST nga Yarmolenko, Yaremchuk ndëshkon Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Tottenham luan ndaj PSV-së për pikët dhe SUPER sulmuesin meksikan

Isa.Autor

Leave a Comment