Futboll La Liga Sport

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Zidane: Jam trajner i Real Madrid, mjaft me këto pyetje!

Zidane analizoi humbjen e mbrëmshme në “Etihad” dhe eliminimin nga Champions në 1/8 finale. Duke folur për “Movistar”, francezi iu përgjigj shumë pyetjeve.

Analiza – “Ndjenja është se nuk mund të jemi të lumtur, por krenarë për atë që kemi bërë. Ne duhet të urojmë rivalin, i cili ka luajtur shumë mirë. Nuk duhet të kërkojmë justifikime. Dy ndeshje dhe i kemi humbur të dyja, por jam shumë krenar për ekipin tim. Ne kemi dhënë gjithçka në fushë, por nganjëherë kaq nuk mjafton…”

Drejtësia – “Ekzistojnë dy ndeshje dhe ne i humbëm të dyja. Në fund, verdikti është i merituar”.

Nervozë në mbrojtje – “Në fillim, 15 ose 20 minutat e para, ishte kjo ndjenjë, por më pas luajtëm mjaft mirë. Në pjesën e dytë na goditën, kur ishim më mirë”.

Gabimet e Varane – “Unë nuk i kam thënë asgjë, vetëm të mbajë kokë lart. Nuk kam asgjë tjetër, sepse 95% e asaj që bënë lojtarët ka qenë spektakolare. Kjo është ajo që u kërkova lojtarëve”.

Zëvendësimet e vona – “Të gjithë mund të kenë një mendim për këtë. Unë jam trajneri dhe ne jemi të gjithë atje. Ka lojtarë që hyjnë në fushë dhe të tjerë që largohen”.

Bilanci i sezonit – “Ne nuk e përfunduam me një rezultat të mire në Champions, por sezoni ka qenë shumë pozitiv. Duhet të jemi të lumtur me atë që bëmë”.

Eleminimi dhe gabimet e Varane – “Ne nuk mund të jemi të lumtur, padyshim, sepse kemi humbur ndeshjen dhe kualifikimin, por jemi shumë krenarë për atë që bëmë gjatë gjithë sezonit. Ky është futbolli. Ne kemi humbur me një rival të mirë. Kishim shanset tona. Në pjesën e dytë ishim më të mirë. 95% e asaj që bëmë në sezon ishte e shkëlqyeshme”.

Vinicius në stol – “Të tjerë kanë luajtur, por në këto raste, kur një ekip humbet, ju mund të kërkoni gjëra të tilla. Vinicius mund të hynte, edhe lojtarë të tjerë… Unë jam trajneri dhe, kur bëra zëvendësimet sonte, zgodha të tjerë”.

E ardhmja e tij – “Ne, lojtarët së pari, nuk mund të jemi të lumtur. Ajo që mundemi, nga ana tjetër, është të mendojmë se kemi pasur një sezon shumë të mirë. Gjëja e rëndësishme ishte të jepnim gjithçka në fushë. Sigurisht që na ka munguar diçka, por duhet të jemi të lumtur. Sezonin tjetër do të shohim se çfarë do të bëjmë. Duhet pushojmë pak tani për tani. Pastaj do të shohim”.

Hazard – “Ai është mirë, ka luajtur lojën e tij. Si gjithmonë, të gjithë mund të japin mendimin e tyre. Lojtari ishte fizikisht mirë, pa siklete dhe pa asgjë tjetër penguese. Në fund të fundit, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Vazhdimësia e tij – “Epo, unë jam këtu, jam trajneri i Real Madridit derisa të ndodhë diçka. Sigurisht që jam këtu”.

Ndjesitë personale – “Ju nuk duhet të mendoni për asgjë. Unë jam trajneri i Real Madridit. Nuk ka më pyetje për të bërë në këtë drejtim. Tani, të gjithë do të pushojmë dhe do të kthehemi për një sezon edhe më të shkëlqyeshëm”.

Related posts

MOMENTI PREKËS/ Ylli amerikan dorëzon titullin kampion për shkak të sëmundjes

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Legjenda e Manchester United e bën si shqiptarët, bëhet trajner i klubit që ka në pronësi

Delo.autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Flet trajneri Duro: Na duhet një ndryshim në repartin…

Delo.autor

Leave a Comment