Champions League Futboll Sport

BARÇA LUAN SEZONIN/ Setien stolin ndaj Napolit. Chelsea shpreson në mrekulli ndaj Bayern

Manchester City dhe Lyon mbrëmë siguruar çerekfinalen dhe sot nisen për Lisbonë.

Por cilat do të jenë dy skuadrat e radhës dhe të fundit që do të zënë vend në 8 më të mirat në Champions League?

Sonte, po ashtu nga ora 21:00, përballen Barcelona vs Napoli dhe Bayern Munich vs Chelsea.

Në ndeshjen e parë, Barcelona dhe Napoli barazuan 1-1 në Itali dhe spanjollët janë favorit për të kaluar në çerekfinale.

Edhe pse nuk janë në formë të mirë, në skuadër kanë Lionel Messin që disa herë ka përsëritur se Champions League është objektivi i Barcelonës.

Në ndeshjen tjetër, pothuajse është mbyllur gjithçka, edhe pse në futboll 90 minuta janë shumë.

Bayerni e ka mposhtur 3-0 Chelsean në ndeshjen e parë në “Stamford Bridge” dhe është pothuajse me dy këmbë në çerekfinale.

Fituesit e këtyre ndeshjeve, do të përballen së bashke në çerekfinale.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Zhgënjim total, rekordmeni Ramos humbet 2 penallti ndaj Zvicrës (VIDEO)

Delo.autor

Klopp zbulon atë që “nuk do ta kishte imagjinuar kurrë” rreth Oxlade-Chamberlain

Isa.Autor

CAVANI largohet nga PSG? Flet trajneri i francezëve dhe zbulon gjithçka…

Isa.Autor

Leave a Comment