Bundesliga Futboll Sport

“THJESHT ARGËTIM”/ Muller shpallet Njeriu i Ndeshjes: Nuk pyesim njeri! Ja sekreti i Bayern

Thomas Muller, lojtari më i mirë për UEFA në triumfin e Bayern Munich kundër Barcelona, ​​foli në mikrofonin e Sky Sport pas ndeshjes:

“Vështirë të shpjegosh këtë mbrëmje. Në momentin që skuadra jonë është në formë të jashtëzakonshme, nuk na del njeri… Faleminderit për çmimin Man of The Match, por të gjithë shokët e mi të skuadrës e meritojnë. Ne kemi punuar me intensitet të jashtëzakonshëm dhe u argëtuam, vështirë për të gjithë të na mundin”.

“Për stilin tonë të lojës nuk ka rëndësi emri i kundërshtarëve, nëse ata janë të veçantë ju duhet të jeni edhe më agresivë. Duhet të vazhdojmë të përpiqeni, në çdo situatë. Nëse shkon në presion dhe ata të driblojnë, problemi është i yti dhe partneri duhet të ndihmojë. Ky është sekreti ynë. Shikoni Coutinho dhe Coman si ata hynë në fushë. Jemi të lumtur, por duhet të qëndrojmë të qetë dhe të shlodhemi”.

Related posts

SHIFRA STRATOSFERIKE/ Është më i miri në botë, por ja sa fiton MODRIC

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Inter, Mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

“MË NË FUND SHËNOI”/ Shikoni festimin epik të kryeminstrit Johnson tek goli i Harry Kane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment