Futboll Sport

MIQ DHE “ARMIQ”/ Pike tregon supergjobën që i vendosi Guardiola: E kanë fajin mëngët e shkurtra

Zherard Pike ka qenë një nga personat më të besuar të Pep Guardiolës kur ky i fundit drejtonte Barcelonën. Por ish-futbollisti katalanas ka zbuluar se situata nuk ka qenë gjithmonë aq miqësore dhe në një moment të caktuar, trajneri i kishte vendosur një gjobë rekord.

Duke folur në emisionin “Jijantes”, ai zbuloi se pse në vitin e fundit të qëndrimit të trajnerit në Barcelonë situata mes të dyve ishte tensionuar paksa, edhe për faktin se pranoi se i pëlqente jeta e natës.

“Me Pep kishim një marrëdhënie spektakolare, por në vitin e fundit kishte në disa raste momente tensioni. Në fundviti për shembull unë festoja gjithmonë në Puigcerda. Atje bënte ftohtë, por unë shkoja me mëngë të shkurtra. Çdo vit isha i sëmurë prej kësaj gjëje me datë 2 janar. Ai nuk më grumbulloi për një transfertë në Tenerife dhe më masakroi gjatë gjithë rrugës”, tha lojtari i cili më pas zbuloi se për këtë arsye, Guardiola i kishte vendosur një gjobë prej 12 mijë eurosh dhe një darkë për t’u paguar të gjithë shokëve të skuadrës.

Guardiola nuk e kishte toleruar atë sjellje, por Pike u justifikua për gjithçka. “Isha 22-vjçr dhe në ato momente isha jashtë më shumë se sa dielli i ditës. Ishte gjithmonë si të luaje në limite me të, kërkoja të shihja deri ku mund të arrija”, shpjegoi Pike marrëdhënien me teknikun katalanas.

Related posts

Nga De Gea te Courtois, Reali i Madridit ka gati 110 milionë euro për belgun

Q.Autor

TOPI I ARTË/ 5 super lojtarët që mungojnë në listë e që duhet të ishin aty

Isa.Autor

Nga Real Madrid tek Milan, ja klubet të cilat kanë fituar më tepër trofe kontinentalë (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment