Futboll Sport

TRIUMFI NDAJ BEITAR/ Martini: E nisëm siç e dëshironim, ju tregoj “çelësin” e suksesit…

Edi Martini ka një meritë të padiskutueshme në kualifikimin e Teutës për në turin e dytë të Ligës së Europës. Falë strategjisë së trajnerit shkodran, “djemtë e detit” arritën të mposhtin 2-0 izraleitët e Beitarit, duke përfituar kështu edh enjë bonus prej 260 mijë eurosh.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse kundërshtari kishte cilësi. Megjithatë ne bëmë më shumë raste, krijuam shumë dhe rrezikuam më tepër se sa kundërshtari. Jam i lumtur sepse skuadra bëri saktësisht ato gjëra që ne kishim provuar në stërvitje”, tha fillimisht Martini për RTSH, pas ndeshjes.

Sulmuesit

Me tej ai vlerësoi lojën e dy sulmuesve dhe i falenderoi ata publikisht për atë çka dhanë në fushën e lojës. “I falenderoj të dy sulmuesit. Janë dy sulmues të talentuar, njëri më i mirë se tjetri. Më vjen mirë që mundën të lënë shenjë në këtë ndeshje, sepse për ne ishte realisht një ndeshje e rëndësishme”, vazhdoi trajneri i Teutës.

Frashëri

Portieri Stivi Frashëri ishte një ndër më të dalluarit në fushë, por Martini nuk dëshiron të veçojë emra lojtarësh. “Frashëri? Unë nuk veçoj lojtarë. Unë vlerësoj grupin. Ne kemi 18 lojtarë të mrekullueshëm. Këto janë ndeshje që nuk luhen, këto janë ndeshje që thjesht fitohen. Këtë sukses ia dedikojmë familjeve tona. Do të kishin dashur të ishin në stadium për të na ndjekur, por e di që na kanë vëzhguar nga televizori. Natyrisht, ky triumf shkon edhe për tifozerinë durrsake.

Dhurata në merkato

“Çfarë pres nga presidenca? Ne do të punojmë në merkato, por duhet të pranojmë se kemi një ekip mjaft të mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë gabime në merkato, sepse ato peshojnë gjatë sezonit.

Rivali i ardhshëm  dhe Superkupa me Tiranën

Edi Martini dëshiron që të shijojë një herë suksesin  sotëm dhe të mendojë më pas për ndeshjet e ardhshme. “Dua të shijojmë një herë këtë sukses të madh që arritëm dhe më pas të mendojmë për shortin dhe rivalin që do të na ofrojë. Superkupa me Tiranën? Ajo është një ndeshje, por më parë duhet të pushojmë. Kemi bërë shumë pak pushime, sepse edhe sezoni zgjati shumë. Do të përgatitemi me kujdes për ato ndeshje”, tha Martini.

Related posts

SA E ËMBËL/ Zbulohet portreti i plotë i vajzës së Granit Xhakës dhe Leonitës (FOTO)

Delo.autor

Toni Kross ul me këmb në tokë shokët e skuadrës

Sadik.Autor

CALDARA mbërrin në Milano, bashkë me të edhe e FEJUARA e tij SEKSI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment