Futboll La Liga Sport

KRITIKON ZGJEDHJEN E FIFA-S DHE UEFA-S/ Mesfushori De Jong: Kjo gjë nuk ishte aspak e nevojshme

Frenkie de Jong ka shprehur pakënaqësitë e tij.

Mesfushori i Barcelona-s ka kritikuar zgjedhjen e FIFA-s dhe UEFA-s për të rikuperuar ndeshjet miqësore që nuk u zhvilluan marsin e kaluar, duke thënë se kjo kontribuuon vetëm për të rritur numrin e ndeshjeve dhe lodhjen e lojtarëve:

“Nuk ishte e nevojshme që të rikuperoheshin këto ndeshje. Nuk janë të vlefshme për asnjë renditje. Miqësorja jonë ishte parashikuar për 29 marsin e kaluar, por është shtyrë për shkak të pandemisë”.

“Megjithatë, kishte një marrëveshje për ta zhvilluar, kështu që duhet të paraqitemi. Të gjithë e dinë se kalendari është i mbushur me ndeshje, por këtë vit është akoma më i ngarkuar”.

“Është një problem, por do të kërkojmë të përgatitemi në mënyrën më të mirë dhe të qëndrojmë në formë”.

Related posts

VENDIMTAR NË 2 NDESHJET E FUNDIT/ Handanovic “grushton” edhe kritikat, ja si po ndryshon sezoni i portierit…

Delo.autor

“Milani kalon në kriza”/ Mund të detyrohet të shesë yjet më të mëdha

Sadik.Autor

CHELSEA-MALMO/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, shënon Hudson-Odoi

Delo.autor

Leave a Comment