Futboll Sport

UEFA MERR VENDIMIN SURPRIZUES/ Ja çfarë do të ndodhë me Prishtinën në Europa League

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Prishtinë kas bërë me dije se ndeshje e raundit paraeliminator te Ligës së Europës, e anuluar ditën e djeshme për shkak të 8 rasteve pozitive me Koronavirus te klubi kosovar, do të zhvillohet.

Ka qenë UEFA ajo që ka vendosur që ndeshja të zhvillohet, ndërkohë që bëhet e ditur që Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe jo me atë që ishte pjesmarrëse në Gjibraltar.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Lincoln – Prishtina, ndeshja do të zhvillohet

Pas argumentit të shpalosur të FC Prishtina, UEFA ka dhënë vendimin e saj që ndeshja duhet të zhvillohet.

Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar.

FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës.

Prishtina që nga pranimi në UEFA iu ka gëzuar çdo rezultati pozitiv të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare, sepse suksesi në Evropë ndihmon të gjithë futbollin kosovar.

Prishtina me përulje iu falënderon!

Përndryshe, FC Prishtina po lufton që ndeshjen të shtyj për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln.

FC Prishtina do të testojë të gjithë ekspeditën duke mos ia lënë asgjë rastit.

Shpresojmë të na ecën fati dhe mos të kemi shqetësime më me të infektuar.

Related posts

Vazhdon “lufta e ftoftë” ndërmjet Neymar dhe Cavanit

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Ndeshje spektakolare. Milan mposht me “POKER” Celtic dhe siguron kualifikimin

Delo.autor

Udhëtoi pa staf dhe me të rinjtë, Besa e mbyll me turp

Sadik.Autor

Leave a Comment