Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Klubi më i prekur nga Covid-19 regjistron dhe dy raste të tjera!

Sezoni i fundit ishte shumë i vështirë për Valencian. Në La Liga mbërriti një vend i nëntë zhgënjyes, në Ligën e Kampionëve pati eleminimin në raundin e 16 kundër Atalanta dhe, veç të tjerash, ky klub ishte ndër më të prekurit nga koronavirusi në Spanjë. Arkivuar ky sezon futbolli, skuadra spanjolle u organizua për testet para se të përgatitet për kampionatin 2020/2021 (në të cilin nuk do të ketë Alessandro Florenzi, të cilin ai tashmë e ka përshëndetur).

Garay Valencia GETTY.jpg

Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve u gjetën dy raste të reja të pozitiviteti ndaj Covid-19. Një lajm i komunikuar nga klubi, i cili megjithatë saktësoi që anëtarët në fjalë janë mirë dhe tashmë janë vendosur në izolim. Dy ditë më parë, përsëri në Spanjë, dy raste pozitive u gjetën te Atletico Madrid në testet e kryera përpara çerekfinaleve të Champions.

Rodrigo Valencia GETTY.jpg

“Në PCR dhe në testet serologjike të kryera këtë të hënë te ekipi i parë, stafi teknik dhe të gjithë anëtarët, me rastin e fillimit të punës para-sezonale, u zbuluan dy raste të pozitivitetit në COVID-19, të cilat janë izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse, sipas protokolleve të La Liga dhe vetë VCF dhe të cilat tashmë janë komunikuar menjëherë tek autoritetet shëndetësore.

Valencia CF, e cila që nga momenti i parë i kësaj krize shëndetësore i ka dhënë rëndësi të veçantë masave për të ndaluar përhapjen e pandemisë, do të mbajë një protokoll shumë të rreptë, ndaj të cilit duhet të qëndrojnë të gjithë anëtarët e ekipit të parë”.

Related posts

DUELI I DEKADËS/ Wilder-Fury me revansh në rast britaniku fiton titullin kampion

Isa.Autor

NGA “GALAKTIKU” MBAPPE TEK ÇËSHTJA RAMOS/ Ja 10 ekuacionet që Reali duhet t’i zgjidhë në 2020

Delo.autor

Arsenal pranë akordit me Dortmund për qendërmbrojtësin

Sadik.Autor

Leave a Comment