Futboll La Liga Sport

10 BLERJET E REAL MADRID PAS LARGIMIT TË CR7/ 474 milionë, por asnjëri i padiskutueshëm

Real Madridi e mbyll sezonin me titullin e La Liga-s të fituar. Zidane ka lënë në stol shumë nga blerjet e bujshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Nënshkrimet e të bardhëve që nga largimi i Cristiano Ronaldos kanë dështuar në këto dy sezone të fundit për ta fituar statusin e të paprekshmëve, me përjashtim të Courtois në sezonin e fundit. Ai konsiderohet përforcimi më produktiv deri tani. Në total janë shpenzuar 474 milionë euro që nga ikja e yllit portugez: 156 në sezonin e parë dhe 273 në të dytin (plus 30 milionë për Reiner, i cili ende nuk ka debutuar).

Në shumicën e rasteve, klubi ka vënë bast për të rinjtë, që kanë kontribuar në disa raste. Të tjerët mezi janë shfaqur, ose janë ende në huazim larg “Bernabéu”. Gjithsesi, asnjëri nuk ka qenë në gjendje të rivalizojë me titullarët në këtë sezon të fundit, vetëm Mendy ka diskutuar pozicionin me Marcelo. Më i suksesshmi është Valverde, por ai u kthye nga huazimi te Deportivo dhe fitoi një vend titullari në një moment.

Ky është bilanci i nënshkrimeve në këto dy vitet e fundit. Përforcime, që duhet të kontribuojnë më shumë sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh që klubi nuk duket se do të nënshkruajë me të tjerë, nëse nuk gjen pazar për ta. Info-grafikët e mëposhtëm të spanjolles “Marca” zbërthejnë me detaje përforcimet në dyja sezonet, pas largimit të CR7, nga “Los Blancos”, bashkë me shumat përkatëse të harxhuara.

…….

Related posts

TELASHE PËR VIDAL/ Ish-mesfushorit të Juventusit i marrin pronat (FOTO)

Delo.autor

LUAN TENIS ME SCHALKEN/ Të besuarit e Guardiolës “shkatërrojnë” gjermanët dhe kalojnë në çerekfinale

Delo.autor

Eusebio Di Francesco: Roma duhet të rikthet te fitorja sa më shpejt, skuadra ta harroj humbjen ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment