Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Real Madrid shet mesfushorin, futbollisti kalon te rivalët e kampionëve

Real Madridi ka arritur marrëveshjen zyrtare me Sevillan për Oscar Rodriguez. Mesfushori do të transferohet te rivalët e “Los Blancos” pas eksperiencës 2-vjeçare te Leganes. Ai ishte i huazuar atje nga skuadra madrilene dhe tashmë kalon tek ekipi tjetër spanjoll.

“Real Madrid dhe Sevilla FC kanë arritur akordin për transferimin e lojtarit Óscar Rodríguez. Reali dëshiron të falenderojë Oscarin për dedikimin e tij, profesionalizmin dhe sjelljen shembullore që ka treguar në të gjithë sezonet që ishte pjesë e klubit tonë. I urojmë suksese në vazhdim”, – shkruajnë madrilenët.

Marrëveshja është arritur për 13.5 milion euro plus 1.5 bonuse. Rodriguez do të nënshkruajë për 5 vite te skuadra e Sevillas. Reali nga krahu tjetër do të përfitojë 25% nga shitja e ardhshme e lojtarit.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi Pepe i jep garancinë Arsenalit me golin e tij (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË EUROPËS/ Dortmund arrin marrëveshjen me yllin e ri të futbollit gjerman…

Delo.autor

Juventusi mendon për të ardhmen “piketon” talentin e Atalantës

Sadik.Autor

Leave a Comment