Futboll La Liga Sport

“AI KA SI KLUB TË PREFERUAR…”/ Bruno Alemany: Vetëm Guardiola mund ta bindë këtë yll të mos firmosë tek Reali

La Liga fillon sezonin e ri 2020-2021 në fundjavë, me Real Madridin që mbron titullin. Leo Messi, ende si një emblemë e Barcelonës, ka qëllim të rikuperojë shkëlqimin e tij më të mire. Ndërkohë, gjithçka është e kërcënuar nga pandemia e koronavirusit. Spanjollja “AS” diskutoi me analistët e vet më të mirë mbi gjithçka në fundjavë, në futboll; grindjet midis PSG dhe Olympique Marseille, situatën e Hazard te Real Madridi dhe lamtumirën e Mbappé:

Antonio Romero: “Është e vërtetë për Hazard, që dëmtimi i vitit të kaluar shënjoi gjithçka. Unë mendoj se i gjithë procesi i rikuperimit është menaxhuar mjaft keq. Informacionet nuk janë të mira për belgun dhe kjo maskohet shumë nga klubi. Vitin e kaluar mund ta mashtronin lehtë publikun e Madridit, por tani tifozët kanë të drejtë të dinë situatën reale të belgut; kanë të drejtë të tërbohen edhe më shumë”.

Jesús Gallego: “Unë besoj se Mbappé nuk do të largohet më 2021, por një vit më pas nga PSG. Pastaj do të transferohet te Real Madridi. Unë mendoj se Hazard do të luajë të ardhmen e tij në Madrid, si futbollist, në pesë muajt e ardhshëm”.

Julio Pulido: “Unë jam i befasuar që Neymar bëhet protagonist disa minuta pas lojës, duke lëshuar ato fraza”.

Mario Torrejón: “Mbappé ka lindur për të luajtur me Real Madridin”.

Lluis Flaquer: “Mbappé, nëse jo më i madhi, është një nga lojtarët më të mirë në futbollin europian dhe botëror. Hazard duhet ta kuptojë se ku është dhe për çfarë është blerë”.

Jordi Martí: “Opsionet e Real Madridit bëhen shumë të fuqishme dhe të besueshme me Mbappé”.

Marcos López: “Presidenti i ardhshëm i Barçës ka detyrimin të trokasë në dyert e PSG për të parë nëse ka mundësi të blejë Mbappé”.

Miguel Martín Talavera: “Unë e shoh Mbappé në Premier League, te Liverpool. Hazard nuk mund të japë maksimumin prej mbipeshës së dytë e të njëpasnjëshme të verës”.

Iturralde González: “Mbappé, le të luajë kudo, por të vijë në Spanjë”.

Bruno Alemany: “Mbappé, nëse largohet, ka si klub të preferuar Real Madridin Numri 2 në preferencat e tij është ekipi që trajnon Guardiola. Vetëm Guardiola mund ta bindë atë që të mos nënshkruajë për Real Madridin”.

Related posts

VOLEJBOLL/ Tirana fiton 3-2 me përmbysje derbin me Partizanin

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja PSG-Real Madrid. Rezultati 1-0

Delo.autor

SHPËRTHEN MARADONA/ Argjentinasi sulmon…Më ka VJEDHUR para, është FRIKACAK (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment