Futboll Seria A Sport

ANALIZA TAKTIKE/ 5 sulmues dhe dy kordonë me 4 mbrojtës, ja Juventus i Pirlos

Impakti mediatik i debutimit të Andrea Pirlos ishte shumë i madh, duke parë mënyrën e lojës, me të cilën Juventusi i këtij sezoni u prezantua në duelin e parë në kampionat kundër Sampdorias. Për më tepër, ky debutim në këtë sezon të Serisë A erdhi vetëm pak orë pasi trajneri i ri i bardhezinjve kishte marrë edhe licencën “UEFA Pro”, madje me tezën e Pirlos, e cila u shpërnda gjerë në media, si rrjedhojë edhe e idesë së tij të çmendur: “Në fushë dua një skuadër që taktikisht të ndërtojë lojën nga portieri, të menaxhojë topin duke parë gjithmonë shumë zgjidhje dhe mbi të gjitha të sulmojë me pesë apo më shumë futbollistë.

Pirlo

Ideja ime nuk është ajo e të menaxhuarit të topit duke bërë pasime boshe apo qoftë edhe vertikale, por ndërtimi i saj në mënyrë konkrete dhe me sa më pak rreziqe. Kundërshtari në fushë mund të shtrijë 2 apo 3 kordonë me futbollistë për t’u mbrojtur. Ideja e lojës sime është që t’i kalojmë këta kordonë një nga një, jo dy apo tre njëherësh. Por, mbi të gjitha, dua të shoh një presing dhe shumë agresivitet kur e humbim sferën. Në fushë dua një skuadër që të ketë dëshirë të rikuperojë topin, njësoj siç kërkon edhe të shënojë”.
D2408B09-A15F-4319-995B-50E813A474F7
E përmbledhur, ideja e Andrea Pirlos ishte kjo, por në të vërtetë pak e mendonin se skema 3-2-5 e juventinit mund të dallohej aq qartë në fushë kundër Sampdorias. Por, nëse në rastet kur sulmonte, “Zonja e Vjetër” dukej shumë ofensive, në momentet që i duhej të mbrohej nuk kthehej në një 5- 3-2, por në një 4-4-2 me dy kordonë me nga 4 lojtarë që rreshtohen përpara mbrojtjes, siç tregoi qartësisht edhe situata e lojës me Sampdorian. Dhe në këtë pikë, nuk habiti shumë fakti i teorive të Andrea Pirlos, por ajo se sa shpejt futbollistët e Juventusit i kishin kuptuar kërkesat e trajnerit të tyre të ri dhe i vunë në zbatim në mënyrë perfekte për më shumë sesa gati 70 minuta, pasi në 20- minutëshin e fundit të ndeshjes, lodhja u ndie dhe skuadra nuk luajti më me aq shumë rregull.

84D338F9-1C87-473C-9B88-834F2B60CCED

Related posts

SERIA A/ Inter rrezikon në fund por mban ritmin e kryeqytetasve

Sadik.Autor

Neymar tmerron PSG para Realit. Largohet nga fusha me barelë duke qarë

Q.Autor

Gerrard me post të ri, nuk do ta besoni çfarë thotë Klopp

Sadik.Autor

Leave a Comment