Futboll

Ronaldo është një pushtues, shënon sa 117 ekipe. Portugezi nuk ka limite, kërkon të thyejë rekordin e tij

Kristiano Ronaldo tha se do të ishte i lumtur nëse e përfundonte karrierën në këto momente sepse ka arritur gjithçka dhe nuk ka më ëndrra. Ndoshta është e vërtetë, por deklarata nuk shkon paralelisht me atë që portugezi bën në fushën e lojës. Shënon, vrapon, ndihmon skuadrën dhe lufton për të arritur objektiva dhe për të thyer rekorde. Ai është gati të thyejë rekordin, të cilin e ka vendosur vetë në Ligën e Kampionëve (17 gola në një sezon të Champions-it) dhe e ka arritur kur Reali fitoi të famshmen “La Decima”.

Për më tepër, ai ka shënuar 117 gola në këtë kompeticion, aq sa kanë shënuar 117 ekipe. Numri shtatë i Realit u tregua besnik i golit në qytetin e dashurisë. Ishte ai që shënoi i pari në Francë mbrëmjen e së martës, duke i dhënë besim Realit për kualifikimin në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Deri tani ka arritur të shënojë 12 gola dhe me shumë mundësi do të jetë ai golashënuesi edhe për këtë sezon, duke parë që Kavani u eliminua. Firmino dhe Kejn janë ata që e sfidojnë, por kanë shumë diferencë.

Por, Ronaldo nuk kërkon vetëm të jetë “Këpuca e Artë” e Champions-it, por edhe të përmirësojë golat në një edicion të këtij kompeticioni. Maksimumi është 17, i arritur pikërisht nga 33-vjeçari, në sezonin 2013-2014, kur Reali fitoi Champions-in e dhjetë. Mesatarja që ka arritur është një gol në 60 minuta në këtë sezon, ndërsa në vitin 2013 shënonte 1 gol në 58.4 minuta. Shifrat tregojnë se mund ta thyejë rekordin.

“PUSHTUES”- Europa është kompeticioni ku ai shkëlqen dhe nuk zhgënjen kurrë. Vendos rekorde dhe i thyen ato vetë. Ai është lojtari i parë që ka shënuar në nëntë ndeshjet e para të Champions-it, duke barazuar edhe Van Nisterloin për 9 ndeshje radhazi duke shënuar. Ndaj PSG-së, ai arriti të parakalonte Rajan Gigsin për ndeshje të zhvilluara në Champions duke u bërë lojtari i tretë me më shumë prezenca në këtë kompeticion 152. I pari vazhdon të jetë Iker Kasijas, i cili në “Anfield” luajti ndeshjen e 171, ndërsa i dyti është Ksavi Hernandez me 157 ndeshje. Ky i fundit është lehtësisht i rikuperueshëm, nëse Reali do të vazhdojë ecurinë e pozitive dhe të kualifikohet në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Related posts

E PABESUESHME/ “Njeriu me një këpucë” fiton garën e Ligës së Diamantit (VIDEO)

Isa.Autor

DHUNA NË KAMËZ/ Reagon shoqata e arbitrave: Nga sot bojkotojmë ndeshjet. Mjaft më me kërcënime!

Delo.autor

GOL FANTASTIK/ Pogba befason portierin me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment