Futboll Kategoria Superiore Sport

ASKUSH SI BYLIS/ Ballshiotët vendosin rekord gjatë bojkotit të kampionatit

Me kampionatin që është shtyrë për gati tri javë, skuadrat kanë mbushur “boshllëkun” me miqësore. Për të ruajtur gjendjen fizike dhe konsoliduar, thuajse nga dy herë në javë kanë zbritur në fushë. E megjithatë, Bylisi ka kaluar çdo lloj parashikimi. Ata kanë zhvilluar shumë më shumë se kaq, në më pak se dy muaj. Zyrtarisht numërojnë 16 ndeshje deri më tani, e megjithatë nuk do ta mbyllin këtu.

Nesër kanë planifikuar testin e radhës me Teutën dhe numri i miqësoreve do të shkojë në 17, pra praktikisht gjysma e sezonit. Pasi matën të mërkurën forcat me Vllazninë në Peqin, Veljko Dovedan do që t’i shohë sërish lojtarët që ka në organikë. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, që një skuadër shqiptare të luajë 16 ndeshje miqësore në një periudhë shumë të shkurtër. Ballshiotët ka pasur ditë kur kanë bërë edhe dy ndeshje, ekipi A dhe ai U-21, duke qenë se ka qenë edhe një periudhë provash. Me 15 afrime që kanë bërë në këtë merkato, stafi teknik e ka parë të udhës që t’i japë hapësirën e duhur gjithsecilit dhe më pas të krijojë një ide më të qartë për 11- shen ideale.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Tyson Fury: Marrëveshja me Joshua është ende larg finalizimit

Delo.autor

GAFA ME HIMNIN E SHQIPËRISË/ Ja data kur UEFA do ndëshkojë Francën

Delo.autor

HISTORIA E TRISHTË/ Më vuri PISTOLETËN në kokë, mund të kisha VDEKUR…

Isa.Autor

Leave a Comment