Futboll Sport

5 GOLA NË NDESHJE/ Sulmuesi shqiptar, më i miri në Skoci (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti nuk e ul aspak ritmin në kampionatin skocez. Futbollisti i Sëlltikut shënoi golin e pestë në kampionat me klubin legjenda britanik.

23-vjeçari ishte autori i golit të dytë në fitoren e pastër 3-0 ndaj Hibernianit në minutën e 35-të. Megjithatë, dy minuta më vonë, futbollisti që përfaqëson Zvicrën u detyrua të lërë fushën e lojës i dëmtuar.

Ajeti po kalon një formë mjaft të mirë këtë sezon në Skoci teksa ka realizuar 5 gola në 6 ndeshje të luajtura, ndërsa kryeson dhe listën e golashënuesve të Premiershipit në Skoci.

Related posts

Trajneri i ri i Kamzës vjen nesër, prezantohet në zyrat e bashkisë

Sadik.Autor

PËRFUNDON FAZA E GRUPEVE/ Këto janë 24 ekipet që kaluan në raundin e 32 skuadrave më të mira në Europa League…

Isa.Autor

TAKTIKA E KLOPIT PËR TË FITUAR NDESHJEN/ E udhëzon stafin ta pastrojë vetëm një pjesë të fushës

F.autor

Leave a Comment