Futboll La Liga Sport

BIE POSHTË KLAUZOLA 700 MILIONË EURO/ Ja shifra që Barcelona është gati të pranojë për Messin

Ku do të luajë Messi sezonin e ardhshëm? Dhe mbi të gjitha, cila shifër do të duhet të paguhet nga klubi që mund ta blejë?

Pyetje shumë të nxehta në këto javë të merkatos, të cilave është munduar t’u japë një përgjigje The Telegraph.

Nga sa mësohet nga e përditshmja angleze, sulmuesi i Barcelona-s mund të largohet nga skuadra për një shifër shumë e ulët në krahasim me 700 milionë eurot e klauzolës për prishjen e parakohshme të kontratës.

Flitet për rreth 100 milionë euro (88.8 milionë sterlina).

The Telegraph, që i është referuar një burimi afër situatës së Messi-t, ka informuar se ekziston një mundësi që klubi katalanas ta lërë të largohet kapitenin për një shifër më të ulët, pak a shumë siç ka ndodhur me Cristiano Ronaldo-n te Real Madrid.

Pleshti ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Barcelona, por ka vendosur të provojë një aventurë të re. Palët, që po zhvillojnë një mundje krahu të ashpër, duket se po punojnë për të gjetur një formulë që t’i kënaqë të gjithë.

Related posts

BARAZIMI PA GOLA NDAJ GETAFES/ Zidane: Të trishtuar që nuk fituam, thjesht na mungonte…

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Mesi kthehet si Kampion Bote te PSG, shihni pritjen që i bën ekipi në stërvitje

F.autor

FOTO/ Kaçe zbret në stërvitje me skuadrën e re, do të mbajë një numër të çuditshëm

Q.Autor

Leave a Comment