Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ I “vodhi” Tonalin, Milan i merr edhe Kumbullën Interit?

Sandro Tonali është goditje e shkëlqyeshme e Milanit në merkato. Paolo Maldini dhe Frederik Massara u treguan të zotë në shfrytëzimin e vonesës së Interit dhe mbylljen e marrëveshjes brenda pak ditësh – gjithashtu falë dëshirës së lojtarit për të veshur kuqezi.

Merkato sapo ka filluar dhe do të jetë më shumë se një muaj, por sipas medieve italiane ditën e sotme, interesimi i kuqezinjve është për një tjetër objektiv të Interit: Marash Kumbulla!

Të gjithë e duan, asnjë nuk e ka blerë ende. Kjo për shkak të kërkesave të Veronas, që nuk lëshon pe!

Mbrojtësi shqiptar i lindur në vitin 2000 është sigurisht surpriza më e madhe e Veronas së Juric. Lojtari, gjithashtu i ndjekur nga Milan në muajt e fundit, në periudhën e fundit është shoqëruar kryesisht me zërat Lazio dhe Inter.

Kumbulla ka qenë në orbitën e dy ekipeve për javë të tëra por për momentin ofertat e paraqitura për Hellas nuk kanë bindur.

Aventura e Kumbulla në verdheblu duket se ka arritur në fund.

E vetmja pengesë lidhet me faktin se në Verona ai luajti me një mbrojtje me 3 (por e njëjta gjë vlen edhe për Milenkovic) dhe për këtë do të duhej një periudhë përshtatje te Milani i Stefano Pioli me 4-2-3-1.

Related posts

SFIDA PORTUGALI-FRANCË/ Kampioni i botës sfidon idhullin e tij

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ky do të jetë klubi i ri i Neymar në verë

Delo.autor

PAS KRITIKAVE TË “PLESHTIT” PËR COPA AMERICA/ Presidenti i Brazilit reagon: Kjo është një shfaqje për…

Delo.autor

Leave a Comment