Futboll Sport

“TË SHOHIM SE ÇFARË DO TË BËJË ME “PLESHTIN”/ Trajneri Mido: Koeman? Mua më masakroi për asgjë

Fjalët e Messi-t në lidhje me lamtumirën e Suarez kanë shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale.

Kur Pleshti shkruan “nuk e meritoje këtë që të kanë bërë, por e vërteta është se në këtë pikë nuk më befason më asgjë”, ështe qartë se argjentinasi nuk është aspak i kënaqur me vendimin e marrë nga klubi dhe trajneri Koeman.

Dhe tani është dikush që pret me padurim të kuptojë se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Dikush që Ronald Koeman e njeh shumë mirë…

Mido ka qenë një nga të parët që ka patur “Rambon” si trajner tek Ajax-i dhe marrëdhënia mes të dyve nuk ka qenë kurrë e mirë, përkundrazi…

Egjiptiani ka shpjeguar me një mesazh në Tëitter se po pret me padurim të shikojë se cili do të jetë reagimi i trajnerit të Barcelona-s. Nga ana tjetër, ka shpjeguar ish-lojtari, kur ai fliste për çështje të brendshme të skuadrës me gazetarët, Koeman zemërohej.

Deri në atë pikë sa i ka kërkuar klubit të Amsterdamit ta largonte përfundimisht egjiptianin, i cili është transferuar në 2004-ën te Roma.

“Dua të shikoj se cila do të jetë përgjigjja e Koeman për fjalët e Messi-t në lidhje me Suarez. Koeman më ka masakruar dhe ka urdhëruar Ajax-in të më shiste sepse kam thënë mendimin tim në publik për skuadrën, pavarësisht se isha vetëm 18 vjeç. Nuk po e krahasoj veten me Messi-n, është gjithçka shumë interesante”, ka shkruar Mido.

Related posts

“DUA TË LUAJ ME RONALDON ME MESSIN”/ Mesfushori Kimmich: Ju tregoj cili është idhulli tim

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Levante SHOKON Barcelonën në 7 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Pas 12 minutash lojë, sulmuesi Rowe ndëshkon Tottenham me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment