Futboll Premier League Sport

CHELSEA-LIVERPOOL/ Super sfida që premton spektakël në “Stamford Bridge” (FORMACIONET ZYRTARE)

Sot në orën 17:30 do startojë supersfida mes Çelsit dhe Liverpulit. Të dyja skuadrat vijnë nga fitore në ndeshjet e para në Premier Ligë, dhe kërkojnë vazhdimësinë.

Kështu janë publikuar formacionet zyrtare se si do rreshtohen ekipet e Klopit dhe Lampardit. Nga afrimet e reja, vetëm Verner dhe Haverc do ta nisin sfidën e sotme titullar për Çelsin. Pulisiç, Silva, Zijek dhe Çiluell nuk do jenë të gatshëm për trajnerin Frenk Lamprd. Sulmi i është besuar Maunt, Verner dhe Haverc. Në mesfushë treshja Kovaçiç, Kante dhe Zhorzhinjo. Mbrojtja nga e majta në të djathë, Alonso, Zouma, Kristensen dhe Xhejms. Në portë sërish Kepa, pavarësisht se londinezët janë gati për ta zëvendësuar spanjollin.

Në krahun tjetër, Klop nuk ka ndryshuar asgjë në formacionin e tij. Gjermani sërish i beson treshes së sulmit, Mane, Salah dhe Firmino. Në mesfushë, Henderson, Vinajldum dhe Keita. Mbrojta ka ndryshime pasi krah Van Dijkut, Klop ka vendosur Fabinjon në qendër dhe Robertson dhe Arnold në krahë.

FORMACIONET ZYRTARE: 

ÇELSI: Kepa, James, Zouma, Christensen, Alonso, Jorginho, Kante, Kovaçiç, Mount, Havertz, Werner.
Në stol: Caballero, Barkley, Abraham, Tomori, Giroud, Hudson-Odoi, Azpilicueta.

LIVERPULI: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Fabinho, Robertson, Henderson, Keita, Wijnaldum, Mane, Firmino, Salah.
Në stol: Adrian, Thiago, Jones, Minamino, Milner, Tsimakis, Origi.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Hallaçi: Kemi bërë merkato cilësore për të marrë maksimumin në çdo ndeshje

Delo.autor

TRAJNERI REJA NË ANKTH/ Sulmuesi Broja shtrëngon dhëmbët dhe luan i dëmtuar, në rrezik sfidat me Kombëtaren (VIDEO)

Delo.autor

FESTA ME FEMRA DHE ALKOOL/ Si e kaloi arrestin e shtëpisë Ronaldinho në Paraguaj

Delo.autor

Leave a Comment