Futboll Sport

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Përcaktohen datat e play-off-it, Shqipëria e nis sfidën historike në shtëpi

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar datat e ndeshjeve të fazës play-off në Kampionatin Botëror “Brazil 2027”, pas shortit të zhvilluar në UEFA, ku u përcaktua si kundërshtare e raundit të parë përfaqësuesja e Uellsit, si edhe rivalja e mundshme në fazën e dytë.

Vajzat kuqezi do ta nisin këtë sfidë historike përpara tifozëve shqiptarë, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet më 9 tetor në Shqipëri. Takimi i kthimit ndaj Uellsit do të luhet më 13 tetor në transfertë.

Pjesëmarrja në fazën play-off për Botërorin “Brazil 2027” përfaqëson një moment historik për futbollin shqiptar, pasi është hera e parë që Kombëtarja e vajzave arrin në këtë fazë të një Kampionati Botëror.

Related posts

PRONONCOHET ISH-PRESIDENTI I INTERIT MORATTI/ Mendoj se është një prej skuadrave më të forta të historisë

Isa.Autor

Jurgen Klopp gjen zëvëndësuesin e Coutinho-s, në Portugali

Q.Autor

Radas flet për trukimet e ndeshjeve të Skënderbeut: S’e vë dorën në zjarr për asnjë

Q.Autor

Leave a Comment