Futboll Sport

DINAMO BËHET E FRIKSHME/ Zyrtarizon afrimin e futbollistit që u shpall kampion me Tiranën

Tashmë është gjithçka zyrtare, Edvan Bakaj, do të mbrojë portën e Dinamos sezonin e ardhshëm. Gardiani 32-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Tiranës, i është bashkuar një tjetër klubi me shumë histori në futbollin shqiptar, si Dinamo, që ka fituar plot 18 tituj kampion në Superiore dhe që do të kërkojë këtë sezon, rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, pas disa sezonesh në Kategorinë e Parë.

edvan bakaj

Ka qenë vetëm klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar Bakajn, si afrimin e radhës në merkato.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Stafi dhe presidenti Pontrelli nuk ja lënë rastësisë arritjen e objektivit!

Zyrtare/ Edvan Bakaj rikthehet në familjen Dinamovite.

Me shumë vite eksperiencë në mbrojtjen e portës së shumë klubeve të rëndësishme në Superiore, objektivi i tij i vetëm është rikthimi i legjendës Dinamo në vendin ku i takon.

Portieri 32-vjeçar sezonin e fundit u shpall kampion me KF Tiranën, ndërsa më herët qe pjesë e ekipeve të Lirisë së Prizrenit dhe Dritës së Gjilanit, me të cilët mori pjesë edhe në kompeticionet europiane. Bakaj ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë me ekipe si Besa dhe Laçi. Pjesë e Dinamos ka qënë në vitin 2011, ndërsa tani rikthehet me më shumë eksperiencë për ti dhënë sigurinë e duhur katërkëndorit Blu.

FK Dinamo i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!

Dinamo

Related posts

ZYRTARE/ UEFA merr vendim mbi ndeshjen e pezulluar ndaj Ruman-Norvegji

Delo.autor

Milan dhe Inter, është menjëherë një derbi në merkato për mesfushorin

Sadik.Autor

SHKËLQEN TEK BARCELONA/ Lamine Yamal, historia prekëse që fshihet pas emrit të plotë të gjeniut të futbollit

F.autor

Leave a Comment