Bundesliga Futboll Sport

E ARDHMJA E PERISIC MBETET NJË MISTER/ Tages Zeitung: Ka diçka që shqetëson Bayernin

Situata e Ivan Perisic është akoma e paqartë.

Distanca mes asaj që ofron Bayern Munich dhe asaj që kërkon Inter-i është arsyeja kryesore pse operacioni është bllokuar. Trajneri Flick i ka kërkuar klubit që kroati të qëndrojë në Mynih.

Marrëveshja mes palëve është e mundur, por jo shumë afër. Sipas Tages Zeitung ekziston një aspekt që shqetëson drejtuesit e Bayern-it:

“Deri tani pagesa e rrogës së Perisic është ndarë mes klubit gjerman dhe atij italian. Në rast se kroati do të transferohet përfundimisht te Bayern, rroga e tij do të paguhej e gjitha nga klubi bavarez”.

“Dyshimi ka të bëjë me ndeshjet që lojtari do të luajë sezonin e ardhshëm në krahasim me rrogën (e lartë) që merr. Çështja është akoma e hapur”.

“Fakti që Bayern-i nuk është ndarë akoma me Perisic-in tregon se futbollisti ka shumë mundësi të qëndrojë te klubi me të cilin ka fituar Triplete-n”, lexohet në Tages Zeitung.

Related posts

TENSIONE TEK KUKËSI/ Skuadra nuk del në stërvitje për sfidën ndaj Teutës, ja arsyeja…

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso ul në stol blerjen e bujshme, ja këshillat për dy yjet e ekipit

Delo.autor

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Nga Kukësi te Flamurtari, shikoni të gjitha lëvizjet e bëra

Delo.autor

Leave a Comment