Futboll Seria A Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Trajneri Mihajlovic: Inzaghi është një mik i vërtetë, por në fushë e kam kërcënuar…

Bologna-Benevento do të jetë një ndeshje delikate.

Të dy ekipet kanë një rast të mirë për t’u arratisur dhe për t’iu larguar skuadrave të vendeve të fundit. Do të jetë një sfidë speciale edhe në stol mes Sinisa Mihajlovic dhe Filippo Inzaghi.

Të dy janë të lidhur nga fati, që e ka parë serbin të marrë vendin e Pippo-s te kuqeblutë. Por ka edhe një miqësi të sinqertë.

Mihajlovic ka zbuluar disa prapaskena në konferencën për shtyp:

“Unë kam folur më Pippo-n para se Bologna të më telefononte, duke parë se lajmi kishte dalë në gazeta, por nuk ishte i vërtetë”, ka thënë Mihajlovic.

“Është një mik i vërtetë, erdhi në ndeshjen time të lamtumirës pasi luajti kundër Liverpool-it. Në fushë e kërcënoja, por jemi të lidhur. Ai është shkarkuar këtu, por kjo u ndodh të gjithëve. E ka rimarrë veten menjëherë, dhe po bën mirë. Do të kem kënaqësinë ta takoj”.

Related posts

EKSKLUZIVE/ LIVE: Kombëtarja mbërrinë në “Elbasan Arena”, situatë e zymtë në stadium

Isa.Autor

PAS 11 MINUTASH LOJË/ Bonucci gabon në zonë, Crotone surprizon Kampionët e Italisë (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Frank Ribery realizon golin e parë në Serinë A, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment