Futboll Kategoria Superiore Sport

“E DIMË FUQINË E WOLFSBURG, POR PO PUNOJMË SHUMË FORT”/ Gega: Nuk mjafton vetëm dëshira, duhet…

Skënder Gega është munduar në këto dy javë të analizojë në detaje Volfsburgun. Natyrisht rivali i turit të dytë nuk ka lidhje me Slavian e Sofies që Kukësi eliminoi në turin e parë. Megjithatë, trajneri i verilindorëve e ka të qartë se nëse skuadra e tij jep 100 %, mundësitë për të bërë një mrekulli ndaj gjermanëve ekzistojnë. A mund të befasojë Kukësi një skuadër të Bundesligës siç është Volfsburgu? Në një bisedë për “Panorama Sport”, Gega shfaqet optimist.

“Dëshira është e madhe. Nëse japim 100 %, do të jetë një ogur i mirë për të parë se ku jemi. Kundërshtarët janë të fortë dhe nuk mjafton vetëm dëshira. Po punojmë që të funksionojmë si grup i vetëm. Kjo është e rëndësishme për mua si trajner. Jemi duke vazhduar normalisht përgatitjet dhe fokusi është totalisht te kjo ndeshje. Jemi të ndërgjegjshëm për nivelin dhe forcën e Volfsburgut, por nga ana tjetër, më duhet të them se Kukësi po punon shumë fort. Kam një grup me lojtarë cilësorë dhe ambient shumë të mirë”, është shprehur fillimisht Gega për gazetën.
Volfsburg
SYNIMI – Në kulmin e përgatitjeve për Volfsburgun, një ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Europës, që do të luhet të enjten ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”, Gega foli edhe për ambiciet që ka për sezonin e ri. Me kampionatin që ende nuk dihet se kur do të nisë, trajneri shpreson që të ketë një skuadër që përballon çdo situatë gjatë garës.

“Qëllimi është të ndërtojmë sa më shpejt një grup lojtarësh që të përballojmë kampionatin. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se kemi punë për të përmirësuar. Po formojmë një ekip me përbërje miks nga kampionati i kaluar dhe lojtarët e rinj që kanë mbërritur. I kanë pritur të gjithë mirë këta lojtarë dhe po ingranohen shumë shpejt me skuadrën. Do mundohemi të jemi të fokusuar vetëm te problemet tona. Do jetë një garë e fortë dhe për këtë duhet të jemi gati. Konkurrenca brenda grupit do jetë një gjë pozitive në skuadrën tonë”, ka përfunduar Gega, për të cilin është eksperienca e dytë me klube të Superiores, teksa fillimisht u shpall kampion me Partizanin.

Related posts

TETË TROFE TË FITUAR NË KARRIERË/ Lacio zgjedh pasuesin e Inzagit në stol

Delo.autor

NË ITALI PËRGATITEN PËR RIFILLIMIN E KAMPIONATIT/ Hajdutët futen dhe vjedhin në stadiumin e klubit të madh

Delo.autor

SFIDA NDAJ ALAVES/ Talenti Fati nuk bën pjesë në listën e Barcelonës, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment