Futboll La Liga Sport

“EKONOMISTI” ZIDANE/ Trajneri i Realit fiton 8 tituj me 70 milionë euro shpenzime

Revolucioni që ka në plan Reali i Madridit duhet të presë ende. Nuk erdhi as verën që shkoi, por nuk do të vijë as këtë verë. Vjet nuk donte Zidan, ndërsa këtë herë janë kushtet ekonomike që e vështirësojnë. Në këtë situatë, trajneri francez do të “forcohet” vetëm me rikthimet e të huazuarve si Odegard dhe Lunin. Por Zinedin Zidan nuk trembet aspak dhe e di mjaft mirë si të fitojë edhe pa merkato të bujshme. Këtë e tregojnë shifrat. Tetë tituj nga 11 të fituar si trajner i Realit të Madridit i ka bërë vetëm me 70 milionë euro të shpenzuara.
zindane7591
Pra, mund të themi se Zizu nuk është trajneri që ka nevojë për shpenzime të çmendura për të fituar. Pasi fitoi Ligën e Kampioneve në verën e parë kur investimet ishin bërë për Rafa Benitezin, trajneri shpenzoi 30 milionë për rikthimin e Moratës nga Juventusi. Asensio u rikthye nga huazimi tek Espanjoli dhe Mariano Diaz ishte pjesë e të rinjve. Reali fitoi 4 trofe të tjerë si Superkupën e Europës, Botërorin e Klubeve, Champions-in dhe La Ligën.
Real-Madrid-1
Pas këtij sezoni u larguan lojtarë të rëndësishëm, si Hames, Pepe, Morata apo Danilo, por Zidan vazhdoi të ndiqte politikën e tij. Dy blerjet e tjera ishin Teo dhe Sebajos për 40 milionë euro, ndërsa të tjerët si Vajeho, Majoral dhe Jorente erdhën nga huazimet. Skuadrës iu bashkuan edhe Hakimi dhe Luka Zidan si talentet e akademisë. Zidan fitoi 4 trofe të tjerë të rëndësishëm dhe në total shkuan 8 tituj me 70 milionë euro të shpenzuara. Historia ndryshoi në sezonet pasardhëse, kur klubi bëri investime të shumta me blerjet e Militaos, Rodrigos dhe Hazardit. Zidan gjithashtu shpenzoi 100 milionë euro për Mendi dhe Joviç, por ky i fundit ka qenë një dëmtim.
zidane casemiro
Megjithatë, Zidan nuk u ndal së fituari dhe gjatë kësaj kohe ka çuar në palmaresin e Realit të Madridit 3 trofe të tjerë, 11 në total. Kjo verë do të jetë e vështirë në aspektin ekonomik, por Zidan nuk trembet.

Related posts

MOMENTE PANIKU/ Po ndiqnin ndeshjen, shembet tarraca e ndërtesës në Sarandë. Tifozët e Butrintit bien nga… (VIDEO)

Delo.autor

Ylli i Watford Richarlison zbulon pse qau pasi u zëvendësua ndaj Chelsea-t

Q.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Dele Alli mahnit “Old Trafford” me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment