Futboll Kategoria Superiore Sport

E KA NUSEN SHQIPTARE/ Lojtari i Volfsburgut: Kuksianëve doja t’u bëja dhurata, por…

Fakti që skuadra gjermane përballet në turin e dytë të Ligës së Europës ndaj një klubi shqiptar po përjetohet shumë në familjen e Stefenit. Ky i fundit prej katër sezonesh është pjesë e padiskutueshme e Volfsburgut dhe përpara udhëtimit në Shqipëri, 28-vjeçari ka folur për mediat gjermane, nisur edhe nga fakti që bashkëshortja e tij është shqiptare.

“Gruaja ime është vetëm një orë larg Kukësit. Në ceremoninë e martesës, rreth 70 të ftuar kishin ardhur nga vendlindja e nuses”, tregon numri 8 i Volfsburgut, i cili është martuar me Qëndresën vetëm 15 muaj më parë.

46876D5B-5D11-464B-B87D-80535CEBB5C0

NDESHJA DHE UDHËTIMI

Nesër në orën 20:00 në “Air Albania” luhet ndeshja dhe Stefen në të vërtetë do të kishte marrë mbështetje nëse ajo do të kishte praninë e tifozëve, por Koronavirusi i ndërlikon kushtet. “Gruaja ime mendon se është turp që loja po zhvillohet pa spektatorë. Nëse ndodhte ndryshe, shumë të afërm të saj do të kishin ardhur dhe unë do të kisha dhuruar 30 fanella”, tregona Stefen.

Shëndeti është i pari dhe Stefen nuk dëshiron të rrezikojë, sepse ai e di që Kosova dhe Shqipëria janë zona të prekura keq nga Koronavirusi. Stefen do të kishte dashur të shihte përsëri të afërmit e gruas së tij, por pandemia po e bën të vështirë. “Më pëlqen mentaliteti i njerëzve atje, – thotë mesfushori i krahut për shqiptarët. Ai nuk shqetësohet për shëndetin e tij para udhëtimit në zonën e rrezikut. – Nuk është aq dramatike për mua. Do të jemi shumë mirë të organizuar atje. Si lojtar, duhet të marrësh përgjegjësi për veten tënde”.

0998759F-E9D2-4669-8E21-36774C5DFA40

Stefen ka zgjatur kontratën e tij me Volfsburgun deri në 2023 dhe është duke pritur me padurim udhëtimin për në Shqipëri. “Do të jetë një udhëtim i bukur, këtë herë është diçka ndryshe për mua. Por gjëja më e rëndësishme është që të kthehemi me një fitore dhe të kalojmë në turin tjetër”, përfundon titullari i rivalit të Kukësit.

Stefen është grumbulluar që prej vitit 2015 nga Kombëtarja e Zvicrës, teksa deri më tani ka luajtur 11 ndeshje për helvetët. Mesfushori i djathtë ka një vlerë prej 1.75 milionë euro sipas “transfermarkt”. Nëse Volfsburgu kualifikohet, atëherë do të luajë në turin e tretë të Ligës së Europës kundër klubit ukrainas Desna Shernihiv më 24 shtator.

Related posts

MODRIC TEK INTER/ Kjo është gënjeshtra më e madhe e historisë, unë do të luaj me…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Vettel: Gjërat po shkojnën ters, gomat prishën garën në Barcelonë

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid në fund të…

Delo.autor

Leave a Comment