Bundesliga Futboll Sport

E PAPRECEDENTË/ Ndeshja e Bundesligës nuk mund të luhet të premten ose të dielën, ja arsyeja

E ndaluar të shqetësosh! Tetorin e shkuar, Fraiburgu pësoi një dush të ftohtë: gjykata rajonale e kishte ndaluar përdorimin e stadiumit të ri (ende jo i inauguruar) për ndeshjet e mbrëmjes së ditës së diel mes orës 13- 15, përveç orës 18:30 të së shtunës. Kjo, pas ankesave të banorëve të lagjes ku është ndërtuar impianti i ri (ka kushtuar 76 milionë euro dhe ka një kapacitet prej 35 mijë spektatorësh), të cilët pretendonin se për shkak të ndeshjeve, prishej qetësia publike. Kjo, për faktin se klubi, për të festuar golat dhe fitoren, i shtonte decibelët e zhurmës duke vendosur muzikë “Heavy Metal” me volum në maksimum, diçka që e shtyu gjykatën që të lëshonte një paralajmërim. Tanimë vjen edhe vendimi, i cili është sërish kufizues për klubin e Bundesligës.

FAKTI – Faiburgu tashmë mund të luajë ditën e shtunë në orën 15:30, por edhe në 18:30 (që më parë ishte ndaluar), por jo të premten (ndeshja e kësaj dite është fiksuar në orën 20:30) dhe të dielën (15:30 dhe 18:00). Në të vërtetë, vetëm nëse klubi do të garantojë se zhurmat e ndeshjes nuk shqetësojnë në mënyrë të konsiderueshme orarin e pushimit (çdo ditë nis nga ora 20:00 dhe më pas dhe të dielën nga 13:00 dhe 15:00).

Por, duke parë ndeshjet e lira të DFL-së për kalendarin e Bundesligës, është pastaj e vështirë gjetja e një kompromisi për sa i përket të dielës, për sa kohë nuk gjendet një orar special për Fraiburgun. Në fakt, ka leje për ndeshjet e Kupës së Gjermanisë dhe ato të kompeticioneve europiane. Përfundimi i ndërtimit të stadiumit do të mbyllet brenda fundit të sezonit që nis. Problemi është gjetja e një zgjidhjeje për ta përdorur atë në mënyrë të ligjshme.

photo0jpg

PRECEDENTI – Fraiburgu, në të vërtetë, nuk është klubi i vetëm që përballet me vështirësi të këtij lloji. Në Paderborn, tre banorë që jetojnë në lagjen e stadiumit kanë denoncuar zhurmat në vitin 2005 dhe fituan që ndeshjet e klubit të mos përfundonin pas orës 22:00 dhe sot e kësaj dite është ende kështu. Skuadra nuk ka kështu autorizimin për të luajtur ndeshje në mbrëmje. Gjermanët në një orë të caktuar e kanë të ndaluar t’u prishësh qetësinë. Durim, nëse ka suksese sportive për t’u festuar. Qetësia është e shenjtë.

Related posts

AKSIONI FANTASTIK I KUKËSIT/ Shikoni golin më të bukur të javës nga mesfushori Rroca (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJE DRAMATIKE/ “Ballshiotët” dhe Vllazina ndajnë pikët

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Perez gati 150 milionë euro për kampionin e botës…

Delo.autor

Leave a Comment