Futboll Sport

E RRËMBYEN DHE E MORËN NË KOLUMBI DUKE I MBULUAR FYTYRËN/ Kur Pablo Escobar tmerronte trajnerin e Barcelonës…

Që historia e futbollit kolumbian është shënuar nga trafiku i drogës kjo nuk është sekret për askënd, ndërsa koha kalon histori të reja dalin nga ditët kur zotët e drogës kontrollonin jo vetëm biznese të paligjshme, por edhe futbollin kolumbian. Një nga ato histori ka të bëjë me Pablo Emilio Eskobar Gaviria, narkotrafikantit më të madh në botë dhe trajnerit të famshëm argjentinas Sezar Luis Menoti, i njohur ndryshe si “El Flaco”.

menotti

Historia u tregua nga komentatori i mirënjohur i sportit meksikan Kristian Martinoli, në një bisedë me gazetarin tjetër sportiv David Medrano i cili ngarkoi në kanalin e tij në “YouTube” bisedën.
“Ngjarjet ndodhën në fillim të viteve 80, kur Menoti sapo kishte marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës”, thotë Martinoli.
Deri në atë datë, Menoti ishte tashmë një trajner me famë botërore, ishe i njohur pasi ishte kurorëzuar kampion bote me Argjentinën e tij në Kupën e Botës 1978, si dhe për fitimin e Kupës së Botës për të rinjtë më 1979 të mbajtur në Japoni, e cila hyri në histori si titulli i parë ndërkombëtar që Diego Armando Maradona fitoi.

Pasi u eliminua nga raundi i dytë në Kupën e Botës në Spanjë, Menoti nënshkroi për Barcelonën, ku Diego Armando Maradona kishte luajtur një sezon më parë, si dhe gjermanin Bernard Shuster, një figurë e shkëlqyer me ekipin e tij për kohën.
Rrëmbimi.

menoti maradona

Pas një loje që u luajt në “Camp Nou” të shtunën pasdite, dy të rinj iu afruan trajnerit, e përshëndetën atë me shumë dashamirësi dhe i thanë se “shefi” i tyre donte ta ftonte atë në një darkë dhe të propozonte një biznes .
Menoti u befasua nga propozimi dhe u përgjigj se nuk i pëlqente t’i shoqëronte. Burrat këmbëngulën, duke i shpjeguar atij se kush ishte punëdhënësi i tij dhe se “El Patron” – siç njihej Pablo Eskobar në botën kriminale të Medelin – nuk mund t’i thuhej jo. Pasi e pyetën se kur duhej të kthehej në stërvitje, dy djemtë e rinj i thanë se të hënën kur ai duhej në stërvitje ata do e sillnin menjëherë.

Dy personat që nuk u identifikuan shpjeguan se kishin një avion privat në aeroport duke pritur teknikun argjentinas, dhe do të niseshin në Medelin duke ia mbuluar fytyrën për të mos e njohur.

eskobar

E në darkë mbërriti te Pablo Eskobari, pasi folën gjatë për futboll, “El Patron” vuri në tavolinë një kontratë: “Kjo fletë është për ju, shkruaj shifrën që dëshiron dhe eja të drejtosh Nacional. Ose më saktë skuadrën e Eskobar, një nga më të rëndësishmet në Amerikën e Jugut”. Përgjigja e Mentit nuk ishte nga ato që pritej, tregon Martinoli: “Ju jeni një person që keni shumë ëndrra, por jam edhe unë i tillë. E për tani, ëndrra ime është të drejtoj Barcelonën. Besoj se ju do ta kuptoni”. Fakti që argjentinasi u kthye shëndoshë e mirë në Barcelonë tregon se El Patron e kuptoi.

Related posts

U KUALIFIKUAN NË ÇEREKFINALEN E CHAMPIONSIT/ Evra publikon mesazhet e Ronaldos: Do t’i shtypim në… (FOTO)

Delo.autor

Volej femra/ Suedia i jep leksion kombëtares kuqezi, i eliminon nga European League

Sadik.Autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Flet mesfushori Roshi: Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të…

Delo.autor

Leave a Comment