Futboll Seria A

Manolas: Nevojitet mentalitet fituesi, Nainggolan e kuptoi gabimin

Kostas Manolas është shndërruar në një nga liderët e mbrojtjes së Romës, që vijon të jetë skuadra që ka pësuar më pak deri në këtë pikë të sezonit. Greku shprehet optimist për të ardhmen e skuadrës, ndërsa thekson se për të synuar trofe, duhet që lojtarët të shfaqin një mentalitet fituesi.

“Jam plotësisht dakord me fjalët e Monchit, që nëse duam të fitojmë, duhet të sillemi si kampionë. Nuk na lejohet asnjë hap fals në ‘Olimpico’, por edhe jashtë fushe”, u shpreh Manolas.

Greku nuk iu shmang dot as pyetjeve mbi belgun Nainggolan, që u bë protagonist në festat e fundvitit, duke u filmuar i dehur. Manolas komentoi edhe momentin aspak të mirë të dyshes sulmuese Dzeko-Schick.

“Nainggolan është një kampion i madh, për të cilin kemi nevojë. Ai e kuptoi menjëherë gabimin e tij dhe na kërkoi falje të gjithëve. Mungesa e golave nuk është një problem për ne, pasi e dimë që si Dzeko, edhe Schick, janë kampionë të mëdhenj dhe do të gjejnë shumë shpejt rrjetën”, u shpreh Kostas Manolas.

Related posts

NGA “GARDIANI” TEK “XHOLI”/ Revolucioni me Conten tek skuadra e Interit, në një vit “anuloi” Spallettin

Delo.autor

BASTET/ Baseli superfavorit për të triumfuar, ja si kuotohet fitorja e Partizanit…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Inter nuk ndalet, D’Ambrosio mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment