Futboll Sport

E TRISHTË/ Problemet në zemër, lojtari tërhiqet nga futbolli në moshën 27-vjeçare

Kapiteni i Palermos, Alesandro Martineli, është detyruar t’i japë fund futbollit të luajtur në moshën 27-vjeçare si pasojë e problemeve me zemrën. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi italian nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku thuhet:

“Ekzaminimet e thella mjekësore, të cilave iu është nënshtruar Alesandro Martineli në javët e fundit, fatkeqësisht kanë treguar se është e pamundur për të që ta vazhdojë karrierën si futbollist. Të gjithë te Palermo shprehin keqardhje të thellë dhe i qëndrojnë afër Martinelit, i cili ka qenë ndër protagonistët më të rëndësishëm për ringjalljen e ekipit dhe një lider, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Faleminderit për karakterin e jashtëzakonshëm, si edhe për talentin e madh si sportist”.

Kujtojmë që Martineli ka luajtur për ekipe, si Sampdoria, Venecia, Modena e Bresha, para se të nënshkruante për klubin sicilian në vitin 2019. Ai ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Zvicrës deri te U-21.

Related posts

ZYRTARE/ 18 pikë larg vendit të parë, trajneri i skuadrës së njohur Europiane jep dorëheqjen

Delo.autor

INTER, REALI DHE BAYERN BËJNË GJESTIN E MADH/ Do luajnë bashkë në 3 qytete për të fituar Kupën e…

Delo.autor

Chelsea interesohet për Edin Dzekon

Sadik.Autor

Leave a Comment