Futboll Sport

LËVIZJE E PAPRITUR NGA ARABIA SUDITE/ Mario Mitaj nxirret në shitje nga Al Ittihad

Al Ittihad ka vendosur të nxjerrë në shitje Mario Mitajn gjatë merkatos së dimrit. Lajmi është bërë i ditur nga një gazetar në Arabinë Saudite, i cili ka cituar burime ekskluzive përmes rrjetit social “X”.

Sipas këtyre informacioneve, klubi saudit ka marrë vendimin për të larguar mbrojtësin e majtë 22-vjeçar, pavarësisht kontratës së tij që është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Në sezonin aktual, Mitaj ka zhvilluar 16 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet me fanellën e Al Ittihad, duke realizuar një gol dhe dy asistime. Në total, mbrojtësi shqiptar ka qenë në fushë për më shumë se 1.300 minuta.

Mario Mitaj iu bashkua Al Ittihad në shtator të vitit 2024, fillimisht në formë huazimi nga Lokomotiv Moska. Më pas, klubi saudit aktivizoi opsionin e blerjes për një shumë rreth 4 milionë euro.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për futbollistin shqiptar, nëse largimi i tij zyrtarizohet gjatë kësaj merkatoje dimërore.

Related posts

Milan përballet në “Europa League” me Arsenal, UEFA me dorë të hekurt ndaj ekipit të Vengerit “përjashton” Aubameyang

Q.Autor

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E ANGLISË/ Liverpool mposht “Topçinjtë” me përmbysje, Diogo Jota debuton me gol

Delo.autor

FITOI DUELIN NË RING/ Por boksierja 23-vjeçare pëson ndryshimin e frikshëm në fytyrë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment