Futboll Shqipëri Sport

NATIONS LEAGUE/ Reja teston rreshtimin 3-5-2 kundër Bjellorusisë, surprizë në krahun e majtë (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Koha për të fluturu ar. Shqipëria sot do të kryejë një stërvitje shkrythëse në Durrës, më shumë të karakterit teknikotaktik dhe pasdite, pasi të ketë konsumuar drekën, do të lërë tokën shqiptare për t’iu drejtuar Bjellorusisë. Kombëtarja do të fluturojë sot për të mbërritur në Minsk, ku edhe e pret një qendër stërvitore. Me gjasë, në mbrëmje mund të ketë edhe një zbritje në fushë për të besuarit e Rejas, në mënyrë që të ambientohen edhe me klimën atje por edhe për të pasur mundësinë që të kenë akoma edhe një stërvitje së bashku.
kombetarja
KOMBËTARJA – Koha e shkurtër e qëndrimit së bashku e vë në vështirësi stafin teknik të Kombëtares. Me marrjen e përgjigjeve gjatë paradites, shpresohet shumë që i gjithë kontingjenti të jetë negativ për të udhëtuar më pas të gjithë së bashku drejt Bjellorusisë. Dilemat që mund të ekzistojnë për disa lojtarë, janë edhe më të vështira se zakonisht për t’u shuar. Kësisoj, pritet që deri në momentin e fundit, ekipi të jetë pezull.

FORMACIONI – Reja pritet që të vijojë edhe këtë edicion me vendosjen 3-5-2. E teksa Strakosha është më i avantazhuar sesa Berisha, në mbrojtje dilema është Gjimshiti. Qendërmbrojtësi i Atalantës vjen nga një sezon i mbingarkuar fizikisht, ndaj ai do të monitorohet me kujdes. Në prapavijë, pritet dyshja Ismajli e Dermaku përkrah tij, me Veselin të gatshëm e në pritje. Përpara, Bare e Gjasula janë më të avantazhuar me Abrashin që pritet të jetë rikthimi i madh në formacion. Elseid Hysaj në të djathtë dhe Trashi në anën tjetër, pritet të jenë “pistonat” në linja. Roshi dhe Uzuni janë në pritje për të dy krahët. Në majë të sulmit pritet bomberi Cikalleshi dhe sulmuesi i Barcelonës, Rei Manaj. Të paktën ky ishte testi paraprak.

trashiiii

Related posts

PAS FITORES NDAJ ROMËS/ Allegri i gëzuar: Mandzukic i jashtëzakonshëm, kemi arritur…

Delo.autor

Portugalia humbet mbrojtësin Pereira për Botërorin

Sadik.Autor

MBYLLET ZYRTARISHT MERKATO NË SERIA A/ Ja disa nga lëvizjet më të bujshme të kryera

Sadik.Autor

Leave a Comment