Futboll Sport

EREDIVISIE/ Ajax fiton me 10 lojtarë, e nis mbarë sezonin

Ajaxi i Amsterdamit e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri të Eredivisie. Edhe pse luajti për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të argjentinasit Nicolas Tagliafico, skuadra e Eric Ten Hag triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në fushën e Sparta Roterdam duke marrë tre pikët e para sezonale.

Vendosi gjithçka një gol i sulmuesit të talentuar brazilian Antony. 20-vjeçari i ardhur nga Sao Paulo në merkaton e kësaj vere për rreth 16 milionë euro, shënoi me një goditje të bukur nga distanca në minutën e 37-të, me Ajaxin që arriti ta ruante epërsinë deri në fund.

Related posts

Ancelotti mahnitet nga Mbappe: E ardhmja është e tij, do të bëhet një “YLL”

Isa.Autor

LACIO KALON NË EPËRSI/ Luis Alberto ka shënuar golin e avantazhit (VIDEO)

Isa.Autor

HUMBJE BEFASUESE/ Spezia mposht Milan-in, Ismajli me shokë ndalin Ibrahimovic

Delo.autor

Leave a Comment