Futboll Sport

“ËSHTË NJË LOJTAR I SHKËLQYER”/ Trajneri Giggs: Mund të shënojë dy gola për ndeshje

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, është shumë i kënaqur për faktin që Mason Greenwood ka marrë fanellën e tij me numrin 11 te Manchester United.

Giggs e ka bërë të famshëm atë numër me Djajtë e Kuq, dhe këtë verë fanella i është dorëzuar talentit Greenwood.

“Pothuajse ka shënuar më shumë gola se unë, kështu që nuk do të ketë asnjë presion në këtë aspekt”, ka thënë Giggs për The Sun.

“Nuk besoj se ai do ta ndiejë presionin e numrit”.

“Është një lojtar i shkëlqyer, i cili më krijon përshtypjen se do të shënojë dy gola çdo ndeshje, është një kërcënim aq i madh për kundërshtarët”.

“Ka luajtur në krahun e djathtë të sulmit, mendoj se do të ishte mirë edhe si qendërsulmues”.

Related posts

PO VUAN NË KËTË FILLIM SEZONI/ Manchester United ka objektiv 2 sulmues për në janar, ja emrat

Delo.autor

Kalimi i Dembeles te Barcelona, ja kritikat e trajnerit Didier Deshmaps

Isa.Autor

Kamza me shpresë ndaj Luftëtarit, bluzinjtë kërkojnë suksesin me çdo çmim

Sadik.Autor

Leave a Comment