Futboll Sport

ETRIT BERISHA I HEQ GËZIMIN E PARË GALLIANIT/ Monza përplaset tek gardiani shqiptar (VIDEO)

Kthimi i Monza-s në Serie B përkon me një barazim pa gola ndaj SPAL: pas një pjese të parë të ekuilibruar, ekipi nga Brianza kishte shansin të realizonte nga një penallti në minutat e fundit, por ai që i prish mbrëmjen është Etrit Berisha, fantastik me pritjet e tij dhe neutralizues i sulmuesit të ardhur nga Polonia, Gytkjaer, që kishte shansin e madh.

Por, mbrëmja e Berishës meriton notë maksimale pasi përveç se ndali edhe ish-milanistin Gabriel Paletta, në fund fare, kur arbitri do të vërshëllente tri herë, i hoqi gëzimin e golit Motta Carvalho.

Një zhgënjim i parë për dyshen Berlusconi-Galliani!

Related posts

Mediat britanike: Ronaldo po kërkon shtëpi dhe shkollë afër Londrës

Q.Autor

FORMULA 1/ Paralajmërimi i Verstappen: Ja çfarë më duhet që të mos dështojmë

Delo.autor

INTER-JUVENTUS/ Italia “mban frymën” sonte, “Zikaltërit” 5 vite pa fitore në “San Siro”

Delo.autor

Leave a Comment