Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Granada shumë e fortë për Teutën, spanjollët debutojnë me “poker” në Durrës

Granada shumë e fortë për Teutën! Ekipi i La Ligës ka mposhtur skuadrën shqiptare me rezultatin 0-4, duke bërë një debutim thuajse perfekt në arenën Europiane.

Teuta2

Spanjollët nuk e vunë në diskutim për asnjë moment triumfit, teksa arritën të zhbllokonin sfidën me anë të sulmuesit Soldado në minutën e 5-të, ndërkohë që Kenedi dyfishoi shifrat në minutën e 10-të.

Arapi

Më pas ishte radha e Herrerës që shënoi dopietë në minutat 31 dhe 46. Skuadra e Martinit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Fabjan Beqjas. Vlen të theksohet fakti se diferencat në fushën e lojës ishin të frikshme, teksa Teuta nuk bëri asnjë gjuajtje të rrezikshme në kuadrat.

Related posts

Fair Play Financiar, PSG deri më 10 qershor duhet të arkëtojë 70 mln euro

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ BJELLORUSISË/ Keidi Bare: Jam shumë i kënaqur, ekipi e nisi me këmbë të mbarë dhe…

Delo.autor

ATLETICO-REAL MADRID/ “Vendasit” barazojnë rezultatin, shënon Griezmann

Delo.autor

Leave a Comment