Futboll Seria A Sport

EUROPA LEAGUE/ Kaka i ri dhe nxënësi i Mourinho-s kërcënojnë Milan

Milan-i, pasi ka eliminuar norvegjezët e Bodo/Glimt në raundin e tretë të Europa League, do të përballen me portugezët e Rio Ave-s në hapin e fundit para fazës me grupe të kompeticionit europian.

Trajneri i tyre është Mario Silva, nxënës i Jose Mourinho-s në Setbual. Ylli i skuadrës, pas largimit të sulmuesit iranian Mehdi Taremi te Porto, është fantazisti brazilian 26-vjeçar Diego Lopes.

Milanezët do të duhet të bëjnë kujdes edhe ndaj Lucas Piazon, brazilian shumë premtues akoma në pronësi të Chelsea-t dhe shpesh i krahasuar me ish-yllin kuqezinjve Kaka.

Formacioni titpik i Rio Ave (4-2-3-1): Kleszek; Pinto, Borevkovic, Santos, Reis; Filipe Augusto, Tarantini; Mané, Diego Lopes, Piazon; Moreira.

Related posts

E RËNDË/ Kosova në zi, ndërron jetë sportisti i njohur i viteve 60-70

Isa.Autor

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Çyrbja: Për mua është ndjesi e mirë që do të luaj kundër ish-skuadrës sime, por…

Delo.autor

ARRESTOHET KLODIAN DURO/ Ish-futbollisti i Kombëtares kanosi me jetë ish-gruan me urdhër mbrojtje

Delo.autor

Leave a Comment