Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Mbyllet ëndrra, Shkëndija e brishtë përballë yjeve të Tottenham

Nuk ka mrekulli në Shkup, aty ku Shkëndija humbi me rezultatin 1-3 nda Tottenhamit të Jose Mourinhos. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka dhuroi një paraqitje shumë të mirë, por diferencat ishin të dukshme me anglezët.

Takimi u hap me gol, pasi mbrojtja e tetovarëve hyri në fushë e frikësuar. Lamela shënoi që në minutën e 5′ pas një përgjumjeje të kuqezinjëve për 0-1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me shpresa.

Valmir Nafiu lëshoi një silurë duke barazuar shifrat në minutën e 55′. Një gol fantastik nga futbollisti shqiptar që shkundi portën e Joe Hart për 1-1. Për të mbyllur rezultatin mendoi dyshja Son-Kane që shënua golat që kualifikuan “Spursat” dhe qetësuan Mourinhon që merr një tjetër fitore tashmë.

 

Related posts

FESTË NË DY ANËT E KUFIRIT/ Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

F.autor

KAMPIONËT E FRANCËS PËRBALLEN ME KARATE/ Tuchel kap kokën me grushte, dëmtohet tjetër titullar (VIDEO)

Delo.autor

DËSHTOI TEK LUFTËTARI/ Ish-tekniku i gjirokastritëve merr drejtimin e skuadrës belge…

Delo.autor

Leave a Comment