Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK GJIGANTI GJERMAN/ Messi kërkon në “Camp Nou” yllin e Bayern Munich…

Joshua Kimish ka qenë gjatë këtij sezoni një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Bajernit. Kualitetet e tij janë të padiskutueshme dhe për këtë janë të bindur shumë prej skuadrave më të mira në planet, përfshirë këtu edhe Barcelonën. Që talenti gjerman ka fansa edhe te katalanasit, kjo dihej prej kohësh.

Kimish2

“Ti do të ishe një lojtar perfekt te Barcelona për mënyrën se si luan”, ishin fjalët e Ksavi Hernandez për “Bild” para disa muajsh. Por tani sipas asaj që shkruan “Don Balon”, edhe Lionel Mesi dëshiron që Joshua Kimish të luante për Barcelonën. 24-vjeçari shihet si kandidati ideal për të qenë shok skuadre me argjentinasin. Kualitetet e gjermanit përshtaten shumë me lojën e skuadrës spanjolle dhe “Pleshti” do ta mirëpriste një lojtar të tillë.

mesiiii

Loja nga krahët ka qenë e vakët dhe argjentinasi mësohet t’u ketë sugjeruar drejtuesve katalanas të investojnë në një mbrojtës krahu. Por do të jetë shumë e vështirë për të bindur drejtuesit bavarezë, të cilët do të ishin të gatshëm ta linin të lirë lojtarin për një shumë të madhe. Vetëm një shifër prej 80 milionësh mund ta bënte Hënesin të mendohej. Marrëdhënia midis klubeve ka qenë shumë e mirë.

Transferimi i fundit që është bërë në aksin Mynih-Barcelonë është ai në merkaton e janarit ku Arturo Vidal preferoi të vazhdonte karrierën me klubin spanjoll.

Karl Hainc Rumenige në një intervistë para disa muajsh i hapi rrugë një projekti të rëndësishëm në klubin gjerman duke deklaruar se do të kryente një revolucion që do të kërkonte edhe një sakrificë të madhe për sa i përket vendimit për të larguar disa prej lojtarëve që janë konsideruar të pashitshëm. Edhe pse nuk u përmendën emra të veçantë, nuk kërkon shumë logjikë për të parë se kush janë yjet që disponon skuadra më e titulluar në Gjermani.

Related posts

JUVENTUSI nuk ndalet/ PJANIC hyn në “lojë” për rikthimin e POGBAS

Isa.Autor

“VIJOJ KONTRATËN QË ZGJAT DERI NË 2022″/ Zidane: Hazard kur do të kthehet? I mungon diçka për të luajtur dhe…

Delo.autor

LA LIGA/ 5 lojtarët me më shumë asiste dhe shanse të krijuara për 2018 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment