Futboll Shqipëri Sport

FANTASTIK MUÇOLLI/ Talenti i Shpresave tund rrjetën në Superligën daneze (VIDEO)

Arbnor Muçoli është një nga talentet më të spikatura të momentit në futbollin danez. Futbollisti i Kombëtares Shpresa, u zgjodh më i miri i sezonit nga klubi i Vejles, duke spikatur me golat dhe klasin e tij.

Edhe pse vetëm 21-vjeç, Muçolli, ishte një nga më të dalluarit te skuadra e tij, teksa jo më kot u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit.  Kujtojmë që Vejle militonte në Ligën e Dytë, ndërkohë që u ngjit në elitën e futbollit danez.

Muçolli zhvilloi sot ndeshjen e tij të parë në Superligë, teksa 10 minuta i mjaftuan për të gjetur rrugën e rrjetës. Shqiptari u hodh në fushë në të 76-tën duke zënë vendin e Jensen, teksa në të 86-tën, e dërgoi topin në cepin e rrjetës, me një goditje të saktë në hyrje të zonës, duke i siguruar 3 pikë të arta Vejles në sfidën ndaj Sonderjyske, që përfundoi me rezultatin 3-1.

Nga stoli u aktivizua edhe mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, i cili ka lënë pas Koronavirusin, duke iu rikthyer formës optimale. Kjo ishte ndeshja e dytë në kampionat për Vejlen që siguroi 3 pikët e para me shqiptarët në fushë. Kujtojmë që në sfidën e parë, si Muçolli ashtu dhe Ramadani nuk ishin të disponueshëm.

Related posts

E FUNDIT/ Aubameyang iu nënshtrohet testeve mjekësore te Arsenal

Q.Autor

CHAMPIONS/ I mjafton 13 minuta, Manchester City shënon dy gola me Mahrez-Gundogan (VIDEO)

Delo.autor

“DERBI I KRYEQYTETIT ËSHTË MË I BUKUR NË BOTË”/ Gaz Demi dhe Halili bëhen bashkë: Kjo super sfidë të zhvillohet në…

Delo.autor

Leave a Comment